7 arsye pse LG G4 është më i mirë për konsumatorët e biznesit sesa Galaxy S6

Publikuar më: 24-05-2015

lgg4-galaxys6edge

Nuk ka dyshim se LG G4 dhe Samsung Galaxy S6 janë dy nga smartfonët më të mirë Android që mund të blini. Në këtë artikull kemi analizuar shtatë arsye pse LG G4 është më i mirë se Galaxy S6 për përdoruesit e biznesit.

  1. Mbështetje për kartat microSD: Memorja e brendshme e një smartfoni ka një kosto, dhe me një kartë microSD mund të zgjeroni këtë hapësirë të dhënash me një çmim relativisht të ulët. Nëse siguria për ju është problemi më i madh, mos u shqetësoni sepse G4 mund të enkriptojë kartat microSD lehtësisht.
  2. Bateri e zëvendësueshme: Smartfoni LG G4 vjen i paisur me një bateri të fuqishme me kapacitet prej 3000 mAh. Dhe gjëja më e dobishme në këtë mes është mundësia për ta zëvendësuar këtë bateri duke pasur parasysh se prodhuesit e palëve të treta nuk do të reshtin se ndërtuari bateri edhe më të fuqishme.
  3. Ekran më i madh i cili mbulon një pjesë të madhe të trupit të smartfonit: LG G4 ka një ekran me madhësi prej 5.5 inç ndërsa Galaxy S6 vetëm 5.1 inç. Nuk është ndonjëherë diferencë e madhe por po të krahasohen në raport me trupin e smartfonit, ekrani i LG G4 zë më shumë hapësirë të tij sesa ekrani i Galaxy S6-tës.
  4. Materiale të zëvendësueshme: Pjesa e pasme prej lëkure e LG G4 jo vetëm që ofron një ndjesi produkti premium ngjashëm me dizajnin prej metali të Galaxy S6 por është edhe e zëvendësueshme. Kurdoherë mund të zëvendësoni atë pjesë të pasme ose me një tjetër prej lëkure ose plastike.
  5. Jetëgjatësi solide e baterisë: Gjatë një dite rutinë me të dy smartfonët në përdorim, LG G4 po ofron një jetëgjatësi bateri me disa orë avantazh. Në fakt nuk shkëlqen ashtu si iPhone 6 Plus apo BlackBerry Passport por që ofron një ditë të plotë pune intensive.
  6. Kamera: Galaxy S6 ka një kamër të fuqishme e cila la mbresa tek të gjithë entuziastët e fotografisë. Por nga ana tjetër, LG G4 ka një hapje më të madhe duke lejuar që më shumë dritë hyje në sensorin e kapjes së imazheve. Për më tepër ofron edhe stabilizim optik në tre kënde. Me LG G4 mund të realizoni imazhe të cilat mund ti ruani edhe në formatin RAW.
  7. Performanca dhe softueri Android: Pavarsisht se Galaxy S6 zotëron një proçesor të fuqishëm tetë bërthamësh Exynos, ky smartfon jo radhë herë kishte ngecje në performancë. Në LG G4 akoma nuk kemi parë një ngecje i cili fuqizohet nga një model Sanpdragon 808 me 6 bërthama. LG G4 vjen me Android Lollipop 5.1 ndërsa Samsung akoma nuk ka bërë të ditur se kur ky version do të mbërrijë tek Galaxy S6. (PCWorld Albanian)
7 arsye pse LG G4 është më i mirë për konsumatorët e biznesit sesa Galaxy S6
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)