Lajmet

Google Translate shton mbështetje për 20 gjuhë të reja në funksionalitetin e përkthimit në kohë reale

Jul 30 2015
0 Shpërndarje
Google Translate shton mbështetje për 20 gjuhë të reja në funksionalitetin e përkthimit në kohë reale

gsmarena_001Aplikacioni Google Translate për iOS dhe Android do të marrë një përditësim madhor në ditët e ardhshme.

Google do të shtojë 20 gjuhë më shumë në funksionalitetin e përkthimit në kohë reale përmes kamerës. Mjafton që ju të drejtoni kamerën e smartfonit tuaj drejt një fjalie apo togëfjalëshi dhe automatikisht do të transformohen në gjuhën tuaj, natyrisht nësë është e disponueshme.

 

Pas këtij përditësimi, ky funksionalitet funksionon në 27 gjuhë tani. Gjuhëve të para që u ofrua mbështetje ishin: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Portugalisht, Russisht, Spanjisht. Ndërsa tani aplikacioni do të ofrojë mbështetje për gjuhën Bullgare, Katalanase, Kroate, Çeke, Daneze, Hollandeze, Filipianse, Finlandeze, Hindu, Hungareze, Bahasa, Lituaneze, Norvegjeze, Polake, Rumune, Sllovake, Suedeze, Thai, Turke dhe Ukrainase.

Përveç funksionalitet të paraqitur në videon më lart, Google Translate është në gjëndje të përkthejë edhe tekstin e një fotoje. Ky funksionalitet është i disponueshëm në 37 gjuhë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>