European Youth Awards organizoi maratonën Game Jam duke mbledhur 41 mendje kreative nga 7 shtete

Publikuar më: 06-06-2015

017032197_30300Plot 41 dizajner morën pjesë në sesionin e parë të European Youth Awards 2015 në një fundjavë të nxehtë në Graz të Austrisë ku përdorën të gjithë kreativitetin e tyre për të zhvilluar aplikacione për kompjutera dhe smartfonë. Quajtur ndryshe, Game Jam, ky session solli 8 lojëra prototip në më pak se 48 orë.

Maratona e zhvillimit të lojërave filloi të Premten e 31 Majit me disa leksione inspiruese mbajtur nga zhvillues profesionistë. Pas saj, të rinjtë kreativë nga 7 kombe u bënë pjesë e Game Jam.

Pjesëmarrësit mund të përzgjidhnin nga tre kategori: eHealth, Go Green dhe Modern Family Life ku qëllimi kryesor i evenimentit ishte impakti social.

Kreativiteti dhe energjia e këtyre të rinjve u shfaq që në fillimet e evenimentit ku më shumë se 15 koncepte u prezantuan dhe 8 prej tyre u përzgjodhën për zhvillim të mëtejshëm. Gjithashtu pati një “mozaik” pjesëmarësish si: zhvillues profesionistë, dizajner të audios, student nga fakultete të ndryshme, artistë, dhe dizajner të tjerë.

Ditën e dielë u prezantuan lojërat e ndërtuara. Në mesin e tyre ishte edhe loja “Tag Hunter”, një lojë që shfrytëzonte taget NFC për të motivuar njerëzit që të vraponin. Ose loja Marital Fight Simulator, ku vë në shënjestër konfliktet martesore dhe një sërë problemesh që shfaqen në familjet moderne të ditëve të sotme.

Pas 48 orësh, të lodhur por krenarë, zhvilluesit arritën në një konkluzion: Ishte një eksperiencë unike për të krijuar diçka të re në kaq pak kohë. Veçanërisht kur bëhet fjalë për diçka me impakt real social të një rëndësie të madhe. (PCWorld Albanian)

European Youth Awards organizoi maratonën Game Jam duke mbledhur 41 mendje kreative nga 7 shtete
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)