Analiza

61.43% e Shqiptarëve kanë qasje në internet 4G me shpejtësi 20.26 Mbps citon raporti i OpenSignal

Nov 11 2016
0 Shpërndarje
61.43% e Shqiptarëve kanë qasje në internet 4G me shpejtësi 20.26 Mbps citon raporti i OpenSignal

global-mapDitën e djeshme Open Signal publikoi raportin me titull “Gjendja e LTE-së” për 2016-tën dhe ndryshe nga raportet e tjera këtë herë Shqipëria është pjesë e saj.

Kur kanë kaluar 15 muaj nga lançimi i shërbimeve 4G në Verën e vitit të kaluar, Shqipëria është në listën e 78 vendeve të cilat Open Signal i ka përzgjedhur për rrjetin më të mirë dhe më të qëndrueshëm LTE.

Të dhënat e raportit të fundit vinë nga informacionet e grumbulluara përgjatë tre mujorit të tretë, 1 Korrik – 30 Shtator, dhe për herë të parë Shqipëria është pjesë e tij.penetrimiRaporti citon se Koreja e Jugut është lider në disponueshmërinë e shërbimeve 4G për për shpejtësi titullin e merr Singapori. Globalisht vetëm 17.4 % e njerëz kanë qasje në rrjete 4G, andaj nëse ju keni atëherë jeni shumë me fat.

Shqipëria zë vendin e 46 nga 78 Shtete kur bëhet fjalë mbulim me shërbime 4G me një normë penetrimi prej 61.43% të popullsisë, e cila është një vlerë mjaft e lartë vetëm një vit nga lançimi, duke lënë pas Shtete si Britania, Italia, Franca, Turqia, Brazili madje edhe vendin fqinj Greqinë.

Sipas OpenSignal dhe të dhënat e grumbulluara nga aplikacioni i tyre Android dhe iOS, Shqipëria ka një shpejtësi mesatare të 4G-së 20.26 Mbps, duke u rënditur përsëri në vendin e 46-të.

shpejtesiaKëtë listë e kryeson Singapori me 45.86 Mbps, ndjekur nga Koreja e Jugut me 45.77 Mbps dhe çuditërisht vendin e tretë e zë Hungaria me 40.61 Mbps.

Në rang kombëtar, Vodafone kryeson me shpejtësinë më të lartë mesatare të shkarkimi prej 20.2 Mbps ndjekur nga ALBtelecom me 19.8 Mbps dhe Telekom Albania shumë larg dy kryesuesve me 9 Mbps.

Edhe pse Kosova nuk është pjesë e raportit të LTE-së, OpenSingal shfaq detaje mjaft interesante. Është operatori Vala me shpejtësi mesatare shkarkimi 33.1 Mbps që udhëheq ndjekur nga IPKO me 23.1 Mbps. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>