60 minuta u deshën një firme sigurie për të hakuar një iPhone

Publikuar më: 20-04-2016

iPhone5_Transactions-1200x800Beteja ligjore mes Apple dhe FBI-së mund të ketë irrituar botën e teknologjisë por kjo video 60 minutëshe do ju lërë pa fjalë. Duke hulumtuar sigurinë e telefonëve tanë, një ekip profesionistësh nga Laboratori i Sigurisë dhe Hulumtimit në SHBA arriti në 60 minuta të dëshifronte iPhone e Kongresmenit Amerikan Ted Lieu.

Ndërsa ekspertët e sigurisë janë të zënë me teoritë që shpjegojnë mënyrën sesi FBI-ja mund të ketë dëshifruar iPhone 5C-në e antentatorit të San Bernardinos si ngrirja e plotë, hulumtuesit e laboratorit dolën në konkluzionin që të shtinin në duar të dhënat e kongresmenit Lieu duhet vetëm numri i tij celular.

Natyrisht qëllimi nuk ishte qasja në të dhënat e enkriptuara apo qasja e plotë e një paisjeje, por ajo që arritën të bënin me një numër telefoni ngelet unike. Ekipi arriti që dëgjonte dhe regjistronte thirrjet e kongresmenit, të gjurmonin lëvizjet e tij, të përvetësonin listën e kontakteve dhe të krijonin një databazë të thirrjeve hyrëse dhe dalëse.

Ky lloj hakimi funksionon në çfarëdo lloj iPhone në çdo vend të botës me çdo version të sistemit operativ dhe e gjitha kjo falë një dobësie në një teknologji që mund të mos keni dëgjuar asnjëherë. Sistemi i Sinjalizimit 7 është një rrjet global i cili ndërlidh operatorët me njëri tjetrin. Një dobësi në këtë teknologji, e cila është shumë e vështirë për tu rregulluar për shkak të mënyrës sesi drejtohet SS7 u dha qasje hakerave në të gjitha informacionet e lartpërmendura.

SS7 nuk drejtohet nga asnjë kompani telekomunikacionit e asnjë entitet qeveritar. Është një lloj bashkëpunimi global pas ndonjë zgjidhje konkrete sesi të mbyllen vrimat e sigurisë. Kjo duhet tju bëjë të mendoni se mbase hakerat më të mirë të botës skanë kohë të merren me 300 dollarëshin në llogarinë tuaj të bankës. (PCWorld Albanian)

60 minuta u deshën një firme sigurie për të hakuar një iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)