Lajmet

50% e faqeve të hapura me Google Chrome realizohen mbi protokollin HTTPS

Nov 7 2016
0 Shpërndarje
50% e faqeve të hapura me Google Chrome realizohen mbi protokollin HTTPS

photo_20161104_094207-01-1-930x626Google zbuloi se gjysma e faqeve të aksesuara në Chrome tashmë mbrohen nga protokolli i sigurtë HTTPS.

Që nga 2015-ta, gjigandi i internetit ka gjurmuar përdorimin e protokollit HTTPS në shfletuesin Chrome të dhëna të cilat janë përfshirë në raportin e transparencës.

Rezultatet tregojnë se HTTPS sundon në Windows, Chrome OS, Linux dhe Mac ndërsa në platformat mobile ngelet akoma larg me vetëm 40% të faqeve.

https

Për fillestarët, HTTPS është një protokoll sigurie i cili është përdorur tradicionalisht nga bankat i cili nëpërmjet enkriptimit shton një nivel të ri sigurie krahasuar me HTTP.

Esencialisht qëllimi kryesor është të siguruar të privatësisë së informacionit mes përdoruesit dhe serverit. Kompani të tjera të cilat kanë adoptuar këtë nivel sigurie janë Twitter, Wikipedia dhe Microsoft Bing. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>