5 smartfonë që duhet ti keni në konsideratë nga fundi i vitit

Publikuar më: 13-07-2015

fairphone-2-assembled-100594904-primary.idgeNëse po planifikoni të blini një smartfon të ri këtë vit por që akoma se keni blerë do të ishte më mirë për ju sikur të prisnit edhe ca kohë. Apple, Samsung, dhe OnePlus pritet që të nxjerrin në shitje modle të reja smartfonësh në muaj në vazhdim.

OnePlus 2

Ndërsa një pjesë e madhe e informacioneve që kemi marrë lidhur me smartfonin e startupit kinez janë spekulime, prodhuesi ka njoftuar se pasardhësi i OnePlus One do të debutojë në 27 Korrik.

Gjer tani OnePlus zyrtarisht ka zbuluar vetëm praninë e një skaneri të shenjave të gishtërinjve dhe proçesorin e modifikuar Snapdragon 810. Nga burimet brenda prodhuesit kinez thuhet se kemi të bëjmë me një version të modifikuar të proçesorit i cili nuk do të ballafaqohet me probleme të mbi nxehjes siç ka ndodhur në HTC One M9. Pikërisht për këtë arsye Samsung zgjodhi proçesorin Exynous për Galaxy S6-tën dhe LG zgjodhi Snapdraon 808 për modelin G4.

Përflitet edhe për një portë USB-C çka do rezultonte në smartfonin e parë paisur me këtë teknologji. Kanë disa laptopë që e kanë ku më I njohur është MacBook Air zbuluar këtë pranverë.

FairPhone 2

Ngjashëm me OnePlus, edhe kompania hollandeze Fairphone ka filluar të ndërtojë gjeneratën e dytë të produkteve të saj. Objektivat e saj janë ndërtimi i smartfonëve që u rezistojnë përplasjeve dhe që mund të riparohen lehtësisht.

Specifikat e harduerit mendohen të jenë: Proçesor Snapdragon 801, ekran 5 inç, kamër 8 Megapiksel, 32 GB memorje të brendshme, 2 GB RAM, Android 5.1 dhe mbështetje për rrjetet 4G LTE.

Fairphone 2 do të jetë në shitje nga fundit i vitit ndërsa porositjet e produktit fillojnë që në muajin Gusht.

Samsung Galaxy Note 5

Një model i ri Galaxy Note po vjen në gjysmën e dytë të këtij viti, ku prezantimi i tij tashmë është bërë një traditë e kompanisë. Me shumë gjasa një debutim në evenimentit e teknologjisë IFA që mbahet në Berlin është i mundshëm.

Përmirësime të mundshme mund të ndodhin në aspektin e dizajnit ku është e mundur që ky model të ndjekë hapat e Galaxy S6-tës. Është e mundur edhe implementimi i një ekrani më të madh se 5.7 inç që gjendet në modelin e vjetër me rezolucion 2K ose 4K.

LG G4 Pro

Prezantimi I një smartfoni të një klasi të lartë gjatë gjysmës së dytë të vitit do të ishte një devijim nga rruga që LG ka ndjekur tradicionalisht. Në fakt kjo strategji ka funksionuar mjaft mirë me Samsung, dhe është e mundur që LG ta implementojë gjithashtu duke ulur njëkohësisht edhe çmimin e LG G4.

G4 Pro, sipas spekulimeve, ka një harduer mjaft ambicioz: Ekran 5.8 inç me rezolucion 2K, kamër 27 Megapiksel, 4GB RAM dhe proçesor Snapdragon 820.

Pyetja më e rëndësishme është nëse Snapdragon 820 do ja mbërrijë të jetë pjesë e smartfonëve përpara fundit të 2015-tës. E kemi parë se sa probleme pati Qualcomm me Snapdragon 810-tës teksa ngutej të sillte një proçesor 64bit në treg për të rivalizuar Apple. Megjithatë LG ishte kompania e parë që solli në treg smartfonë me proçesorët Snapdragon 808 dhe 810, prandaj edhe kjo ka shumë gjasa të ndodhë.

Apple iPhone 6S dhe 6S Plus

iPhone 6 dhe 6 Plus me ekrane më të mëdha sesa paraardhësit shënuan një sukses të jashtëzakonshëm. Sfida për kompaninë këtë vit është sjellja e risive që do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të këtij suksesi.

Kamerat janë një komponent ku priten më shumë përmirësime. Përmirësimi i sensorit 1.2 megapiksel të kamerës frontale është tejet e mundur me qëllim konkurrimin me kundërshtarët të cilët po implementojnë sensor 5 megapiksel në kamerat frontale të smartfonëve të tyre.

Gjithashtu edhe kamera e pasme mendohet të kalojë nga 8 megapiksel në 12 megapiksel çka do të rezultojë në një cilësi më të lartë të imazheve. Modeleve të reja nuk do të mungojnë as proçesorë më të shpejtë e as më shumë memorje RAM. Madje edhe teknologji LTE më të shpejtë. (PCWorld Albanian)

5 smartfonë që duhet ti keni në konsideratë nga fundi i vitit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)