5 risitë që duhet të presim nga konferenca e zhvilluesve Google I/O më 28 Maj

Publikuar më: 22-05-2015

google-ioKonferenca vjetore e Google, I/O është vetëm një javë larg dhe tanimë pothuajse janë krijuar disa ide se çfarë do të paraqiten gjatë këtij eventi. Kjo konferencë është më tepër e fokusuar tek zhvilluesit dhe zhvillimi i aftësive të tyre me anë të ëorkshop-eve. Gjithsesi ajo që na bën më shumë kuriozë është fakti se cfarë projektesh apo produktesh të reja do të lançojë Google. Vitin që shkoi kryefjala e këtij eventi ishte Android: Android L, orët Android Wear, Android TV, Android Auto etj.

Ndërsa këtë vit flitet për Android M, gjeneratën e re te sistemit operativ për pajisjet mobile, pajisjet inteligjente që vishen dhe Projekti Tango. Nuk e dimë se sa të vërteta janë supozimet që qarkullojë, këtë do ta mësojmë në datën 28 Maj, ndërkohë krijojmë një ide se çfarë do të na sjellë Google I/O duke u bazuar në programin e këtij eventi.

1. Përditësimet Android padyshim nuk do të mungojnë në këtë konferencë. Deri më tani është folur shumë për versionin e ardhshëm Android të zhvilluesve, të koduar nën emrin Android M. Ishte vet Google ajo që zbuloi diçka rreth këtij softueri të ri që është duke ardhur. Duke qënë se Google tashmë ka aplikuar në softuer stilin Material Design, mund t’ju themi se Android M nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim të madh në dizajn. Pretendohet se Google do të jetë i fokusuar më shumë në përmirësimin e funksionaliteve dhe karakteristikat e reja. Disa panele të evenimentit do të jenë të fokusuara tek përmirësimi i jetëgjatësisë së baterisë, karakteristikat Smart Lock, njoftimet, volumi dhe përmirësimet përsa i përket përdorimit të memories nga ana e aplikacioneve

2. Ka të dhëna se mund të shohim një debutim të një pajisje inteligjente që vishet, ndoshta një orë inteligjente. Por një panel për Google Fit i renditur në axhendë mund të na tregojë për një pajisje fitnesi. Një panel tjetër i quajtur Smart Lock është i gjithë i fokusuar tek përmirsimet që do aplikohen mbi këtë funksionalitet. Me të mund të aksesoni smartfonin apo tabletin duke me anë të orës inteligjente. Gjithashtu presim të shohim diçka të re lidhur me Projektin Tango dhe Projektin Ara të Google

3. Realiteti virtual ka qënë një temë e nxehtë diskutimesh vitin e kaluar, por kjo nuk do të thotë që këtë vit duhet të mungojë. Në vitin 2014 Google debutoi me pajisjen e realitetit virtual Google Cardboard. Përshkrimi i seksionit ‘Make Believe’ nuk ofron shumë detaje përveçse fton zhvilluesit të bëhen pjesë e eksperiencës që ofron realiteti virtual. Përtej kësaj Google ka të ngjarë që të sjellë versionin e ri të Google Glass.

4. Imazhet satelitore mund të vijnë në formën e një bashkëpunimi ndërmjet Google dhe kompanisë Skybox që Google bleu në vitin 2014. Seksioni ‘The earth in Real Time” zë një hapësirë të rëndësishme në axhendën e këtij eventi. Pjesmarrësit do të mësojnë për të rejat më të fundit në përsa i përket imazheve satelitore dhe impaktin që kjo teknologji ka. Në momentin që bleu Skybox Google deklaroi se teknologjia e saj mund të ndihmonte për të përmirsuar aksesin e internetit në mbarë botën.

5. Shtëpitë inteligjente marrin vëmendjen e tyre dhe në konferencën I/O të këtij viti në seksionin e titulluar ‘Working with Nest to build a thoughtful home together’. Nest është termostati inteligjent për shtëpitë të cilin Google e bleu në vitin 2014. Nest krijoi programin Work with Nest në vitin 2013 për të lejuar pajisjet inteligjente si orët dhe sistemet automatike të shtëpive të integroheshin me produktet Nest. Përshkrimi i seksionit tregon se do të ofrohet një integrim më efektiv dhe më i sigurt ndërmjet pajisjeve.

Por këto 5, nuk janë cështjet e vetme për të cilat do flitet në konferencën I/O. Padyshim do të ketë dhe përditësime të reja të produkteve dhe pajisjeve ekzistuese të Google. Por më tepër na ndiqni me informacionet më të fundit në 28 maj. (PCWorld Albanian)

5 risitë që duhet të presim nga konferenca e zhvilluesve Google I/O më 28 Maj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)