5 kanale në Youtube për vetëpërmirësim dhe motivim

Publikuar më: 24-09-2016

Personal development (personal growth) success progress and potential concepts. Male coach (human resources officer supervisor) draw stairs to help employee with his growth.

Në rrugëtimin tuaj drejt vetëpërmirësimit, shpeshherë do ta gjeni vetvehten në nevojë për pak inspitim dhe motivim. Librat mund të jenë objektivi i duhur për tu përmirësuar por në epokën që jetojmë urtësia qëndron vetëm pak klikime larg.

Në këtë artikull do të përmbledhim pesë kanale Youtube të cilët do të vinë në ndihmë në procesin tuaj të vetëpërmirësimit. Shfrytëzojini si inspirimin tuaj ditor.

1. Lufto Mediokritetin

Mbase nuk keni kohë që të lexoni tërë ato libra me titujt si Të menduarit, Mëso Optimizmin apo 7 zakone të njerëzve të suksesshëm. Ju ftojmë të ndiqni videot e animuara të këtij kanali në Youtube dhe na dërgoni përshtypjet tuaja.

2. Mendje të Mëdha

Ky kanal në Youtube synon tu ofrojë disa alternativa të të menduarit. Ekspertë të ndryshëm social japin mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me problemet të cilat u shfaqen në jetë.

3. Actualized.org

Një pjesë e madhe e videove të këtij kanali zgjasin më tepër se 1 orë. Mbase do tu duhet ti ndani në seksione por që në fund ja vlen ti shikoni.

Qëllimi i këtij kanali është tju ndihmojë në menaxhimin e gjendjes psikologjike për përmirësimin e jetës. Pjesë e videoeve janë një varietet i gjërë konceptesh të zhvillimit individual.

4. Shkolla e Jetës

Nuk do ta dini çfarë të prisni nga videoja e ardhshme e Shkollës së Jetës. Mund tu takojë të dëgjoni një filozof të flasë për romanticizmin apo një aktore rreth ndryshimeve klimaterike.

Gjithësesi do tu shtyjë të mendoni rreth gjëra, dhe ky është hapi i parë drejt vetëpërmirësimit.

5. Motivim Absolut

Ky kanal jeton me atë që përfaqëson. Përmban disa perla të motivimit duke u shtyre drejt këndeve të reja të mendimit dhe meditimit. Nëse po kërkoni motivim në më pak se 5 minuta, ky kanal është destinacioni i duhur. (PCWorld Albanian)

5 kanale në Youtube për vetëpërmirësim dhe motivim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)