5 harta fantastike të planetit në kohë reale

Publikuar më: 23-05-2016

cwa-maps-644x250Harta e botës tashmë qëndron vetëm pak klikime larg falë shërbimeve të tilla si Google Maps. Por, a nuk është kjo një pamje statike e realitetit të botës? Po sikur hartat e internetit të përditësoheshin në kohë reale me informacion real?

Google Maps ka ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim falë hartave të trafikut live dhe navigimit. Por trafiku është vetëm një pjesë e vogël e jetëve tona. Ekzistojnë disa uebfaqe të gjurmojnë të tjera fenomene dhe realitetet që nga rrugëtimet e aeroplanëve në qiej gjer tek drejtimi i erës dhe numri i tërmeteve globale.

Flightradar24 (Web, iOS, Android)

Kjo hartë është padyshim fantastike. Flightradar 24 gjurmon çdo aeroplan madhor që fluturon në qiej edhe në këtë moment me informacione të itinerarit, destinacionit, shpejtësisë e lartësisë.real-time-maps-flightradar24

Aplikacioni ofron gjithashtu një hartë historike të aksidenteve madhore ajrore. Mund tu shërbejë edhe për qëllime praktike si psh të kontrolloni nëse fluturimi juaj është në kohë apo i vonuar. Ueb aplikacioni është falas, ndërsa ato mobile kushtojnë.

Flightradar24 për Android/ Flightradar24 për iOS

Windyty (Web)

Janë të shumtë aplikacionet e parashikimit të motit në Android dhe iOS, por Windyty ndryshon nga të gjithë. Paraqitja në kohë reale e kushteve atmosferike si dhe ndryshimet që priten në orët në vijim, janë informacione për të mos u humbur.real-time-maps-windyty

Ju mund të zgjidhni të vështroni disa faktorë të kushteve atmosferike si: era, shiu, retë, temperatura, dallgët, dëbora dhe presioni atmosferik. Kërkoni qytetin tuaj dhe të merrni parashikimin e motit në ditët në vijim.

Tërmetet e fundit (Web)

Mbase mund të çuditeni nëse u themi se mijëra tërmete godasin tokën çdo ditë. Jo të gjithë mund të ndihen, vetëm ato që kanë një magnitudë të lartë mund të shkundin tokën poshtë këmbëve tona. A doni të shikoni?real-time-maps-recent-earthquakes

Në projekt i quajtur “Recent Earthquakes”, ofron një pamje të gjitha tërmteve që godasin tokën në kohë reale. Hartat mund të shfaqin 20, 100 apo 200 termetet më të fundit që kanë goditur tokën. Është projekt i Mango Flash i cili ofron një sistem vetjak të monitorimit të tërmeteve akoma edhe më i detajuar.

Stuff in Space (Web)

Pasi pamë tokën pothuaj nga çdo kënvështrim ka ardhur momentin që të shkëputemi nga ky planet dhe të gërmojmë në hapësirë. Specifikisht do të shohim çdo gjë që i vërdalliset planetin tonë në një distancë të afërt.real-time-maps-stuff-in-space

Bëhet fjalë për një hartë 3D e cila në kohë reale paraqet lëvizjen e objekteve në hapësirë ngjashëm me aplikacionet 3D të eksplorimit nga NASA. Një pikë e kuqe paraqet një satelit, një pikë blu paraqet një raketë dhe një pikë e bardhë paraqet copëra të vogla të shkatërrimit të ndonjë objekti qiellor. (PCWorld Albanian)

5 harta fantastike të planetit në kohë reale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)