5 gjëra që Ubuntu i bën më mirë sesa Windows

Publikuar më: 18-09-2016

ubuntu_and_kubuntu_cds_by_grandmorrisQë të gjithë e duam Windows-in. Është një sistem operativ fantastik dhe nuk ka dyshim në këtë. Por nëse u themi se Ubuntu është më i mirë?

Mbase mendoni se asgjë nuk është më mirë sesa Windows-i juaj i dashur por në këtë artikull ne kemi identifikuar 5 arsye pse Ubuntu është më i mirë sesa Windows-i.

  1. Përditësimet e Sistemit dhe Softuerit

Në këtë moment po qëndroni përpara kompjuterit dhe u shfaqet një dritare e cila kërkon përditësimin e sistemit operativ të cilës ju i jepni komandën “Postpone” për të paktën 10 minuta të tjera.

Pas pak një tjetë dritare shfaqet dhe u kërkon të përditësoni Flash Player. A nuk është irrituese?

ubuntu-software-updaterKjo ndodh sepse Windows-i ndan veçmas përditësimet e sistemit operativ me ato të aplikacioneve individuale. Krahas sistemit operativ vazhdimisht do të merrni njoftime të përditësimit të aplikacioneve ët instaluara. Shpeshherë njerëzit i fikin përditësimet.

Në Ubuntu historia është ndryshe. Çdo përditësim ofrohet përmes një menaxheri të dedikuar i cili azhornon së bashku sistemin operativ dhe aplikacionet e instaluara. Me fjalë të tjera mund ti menaxhoni të gjitha përditësimet nga një vend i vetëm.

  1. Siguria

Edhe pse Windows-i ka funksionalitete të shumta të sigurisë, kjo nuk i shpëton faktit se Ubuntu është një hap para në këtë aspekt.

Nisur nga privilegjet e kufizuara të aplikacioneve, instalimi i softuerit në Ubuntu është një proces disaherë më i sigurtë se në Windows. Përdoruesve vazhdimisht u kërkohet fjalëkalimi për instalimin e softuerit.

Por edhe popullariteti i ulët e Ubuntu krahasuar me Windows do të thotë më pak vëmendje nga hakerat të cilët shkruajnë viruse kompjuterike. Megjithatë infektimi me viruse i Ubuntu nuk është diçka e pamundur por që rastet janë sporadike.

  1. Personalizimi i ndërfaqes së desktopit

Shumë pak mund të bëni kur bëhet fjalë për përshtatjen e ndërfaqes së Windows. Sigurisht versioni më i fundit i sistemit operativ ka sjellur opsione të reja por akoma është shumë larg Ubuntu.

Dëshironi të ndërroni vendodhjen e elementëve të dizajnit? Doni të ndryshoni ikonat? Tekstin dhe pozicionimin e tij? Preferoni efekte të ndryshme pa instaluar softuerë të palës së tretë? Ubuntu i bën të gjitha.

ubuntu-1604-desktop

  1. Resurset e Sistemit

Jo të kanë mundësi të blejnë një kompjuter të mirë. Për disa kërkesa hardueri të versionit më të fundit të Windows-it janë një privilegj që nuk mund ta gëzojnë të gjithë.

windows-system-resourcesGjatë testimeve kemi vërejtur se sistemi operativ Windows gllabëron dyfishin e memorjes RAM që shfrytëzon Ubuntu. Në një kompjuter me 8GB RAM, Windows përdor plot 1.9 GB RAM. Po në një kompjuter me 2GB RAM?

ubuntu-system-resources

E thënë ndryshe Ubuntu do të shfrytëzonte 60% të resurseve ndërsa Windows 90%.

  1. Është falas

Po, sistemi operativ Ubuntu është terësisht falas. Nuk do të kushtojë as edhe një kacidhe të vetme. Edhe Windows 10-ta ishte falas me anë të një promocioni 1 vjeçar nga Microsoft por tani kushton 119.99 dollar për ediconin Home dhe 199.99 dollar për edicionin Profesional.

buy-windows-10Këto janë goxha para. Pse të mos shkarkoni versionin më të fundit të Ubuntu falas? (PCWorld Albanian)

5 gjëra që Ubuntu i bën më mirë sesa Windows
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)