5 arsye pse duhet të keni në konsideratë HTC One A9 kundrejt iPhone 6S

Publikuar më: 23-10-2015

iphone-6s-plus-htc-one-a9Tre ditë më parë HTC zbuloi telefonin inteligjent të ri HTC One A9. Ndërsa ngjason me një iPhone 6S, të gjithë pyetën pse HTC ndërmori hapa drastik me gjuhën e dizajnit me këtë telefon. Por ekzistojnë disa arsye të forta pse duhet të keni në konsideratë këtë telefon përpara iPhone 6S.

1. Çmimi: Telefonët e Apple padyshim janë më të shtrenjtit aktualisht në treg me çmime që fillojnë nga 650 dollar për një model 16 GB. Modeli 32 GB me 3GB RAM i HTC A9 kushton vetëm 400 dollar dhe është “unlocked”(i përdorshëm në çdo rajon dhe çdo operator).

2. Memorje shtesë me kosto të ulët: HTC A9 siç thamë më lart ofron 32 GB memorje të brendshme dhe kjo nuk është e gjitha sesa ekziston edhe mbështetja për kartat microSD deri në 2TB. Pra mjaftojnë 40 dollar për një kartë microSD 64GB dhe 70 dollar për një kartë 128 GB. Nga ana tjetër Apple tarifon 100 dollar më shumë për të kaluar nga modeli 64GB në atë 128 GB.

3. Quick Charge 2.0: Duket e pabesueshme që Apple akoma nuk ka sjellur teknologjinë e ngarkimit të shpejtë në telefonët e saj. HTC A9 mbështet teknologjinë Quick Charge 2.0 të Qualcomm.

4. Mbështetje për imazhet RAW dhe komanda manuale të kamerës: Ndërsa ky nuk është tipar i rëndësishëm për masat, për fotografët do të thotë shumë mbështetja që ofron për imazhet RAW. Për më tepër kamera përmban edhe komanda manuale për realizimin e fotove.

5. Stabilizim optik të imazheve: Apple është treguar e padrejtë që nuk ka përfshirë këtë harduer në modelet me ekran të vogël iPhone 6/ 6S kundrejt modeleve me ekran të madh iPhone 6 Plus/ 6S Plus. HTC e ka integruar këtë harduer edhe në një telefon me kosto të ulët siç është HTC One A9.

Natyrisht që ka edhe arsye të tjera pse duhet të keni në konsideratë iPhone 6S përpara HTC One A9. Mund të përmendim prekjen 3D dhe kamerën e mrekullueshme. Gjithësesi nëse pëlqeni pamjen e iPhone 6S por e adhuroni Android-in, HTC One A9 ofron më të mirën në këtë aspekt. (PCWorld Albanian)

5 arsye pse duhet të keni në konsideratë HTC One A9 kundrejt iPhone 6S
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)