Lajmet

5 arsye pse duhet të kaloni në Windows 10

Jun 29 2015
0 Shpërndarje

Start-menu-e1435238906387

Tashmë është bërë e qartë për të gjithë që Windows 10 është sistemi operativ më i rëndësishëm që Microsoft ka sjellë ndonjëherë. Kjo mund të jetë dhe arsyesja pse Windows 10 po kërkon shumë kohë para se të mbërrijë tek publiku. Sigurisht që cdo kush prej nesh do të donte të kishte Windows 10 në pajisjen e tij, aq më tepër që ky sistem ofrohet falas për përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8. Por përse është kaq i rekomandueshëm një përditësim i tillë? Ne po ju japim 5 arsye pse duhet të instaloni Windows 10

Menuja Start

Përdoruesit reaguan shumë keq në momentin që butoni ‘Start’ u zhduk nga sistemi Windows 7 dhe Windows 8/8.1. Në fakt Microsoft e bëri këtë për t’ju përshtatur më mirë pajisjeve me ekran me prekje por kjo zgjidhje e kompanisë nuk mori aprovimin e përdoruesve. Nëse ju ka munguar butoni ‘Start Menu’ atëherë po ju themi se ai do të jetë padyshim pjesë e Windows 10, madje funksionaliteti i tij do të zgjerohet.

windows10surface3

Cortana

Mund të themi se Google dhe Apple ka avancuar goxha përsa i përket asistentëve virtual dhe komandave zanore por Microsoft nuk ka ecur me të njëjtin ritëm në këtë këndvështrim. Cortana debutoi që me ardhjen e Windows Phone 7. Windows 10 do të sjellë këtë asistent virtual për ju, emërtimi i të cilit është frymëzuar nga video loja Halo. Pritet që Cortana të luajë një rol të rëndësishëm në momentin e shfaqjes së Windows 10 në pajisjet si kompjutera, tableta apo smartfonë.Madje kompania Toshiba vendosi ti pajisjë laptopët e saj me një buton të dedikuar Cortana. Pyeteni Cortanën për gjithcka që ju vjen në mendje dhe ajo do t’ju përgjigjet. Cortana do të ketë akses në informacionet tuaja personale që ju keni i keni dhënë shërbimeve të Microsoft. Por Cortana nuk do të jetë vetëm e pranishme në pajisjet Windows 10 por dhe në konsolen Xbox One, madhe dhe në platformat Android dhe iOS.

Cortana-e1435239577615

Shfletuesi i ri Microsoft Edge

Audienca e gjerë ka treguar se tanimë shfletuesi Internet Explorer cilësohet si ‘i vjetëruar’. Për këtë Microsoft ka vendosur të sjellë shfletuesin Edge por kjo nuk do ët thotë që IE do të zhduket plotësisht. Edge sjell disa risi si mbështetja për Cortanën, një ndërfaqe përdoruesi të thjeshtësuar dhe një sërë funksionalitetesh të reja për përdoruesit.

Microsoft-Edge

Përmirësimi i ndërfaqes

Rikthimi i Start Menu është vetëm një pjesë e vogël e ndryshimeve të ndërfaqes. Në Windows 10 aplikacionet do të jenë më të grupuara dhe do të ofrojnë një manipulim më të mirë, dicka kjo që ka vite që shihet në sistemet OS X dhe Linux. Ky sistem i ri operativ sjell një aplikacion interesant Task View në të cilin mund të shihni të gjitha programet që janë hapur në pajisjen tuaj. Sigurisht që më e rëndësishmja është sinkronizimi i të dhënave mes pajisjeve të ndryshme.

Better-interface-e1435240699476

Command Prompt e re

Për vite më radhë, Command Prompt është cilësuar si një disavantazh i Windows. Ndoshta Microsoft mendon se janë të pakët përdoruesit që e përdorin atë, por gabohet, Command Prompt është një pjesë e rëndësishme e një sistemi operativ. Aplikacioni i ri Command Prompt do të sjellë funksionaliteti ‘copy-paste’, një ndryshim të përmasave të dritares e shumë më tepër se kaq. (PC World Albanian)

New-and-improved-Command-Prompt

Lajmet e fundit>