5 aplikacionet më të mira të menaxhimit të detyrave

Publikuar më: 22-04-2016

wunderlist-iphone6s-plus-heroOrganizimi i detyrave është një aftësi e rëndësishme e botës së moderne. Që nga ai prezantimi që i kishit premtuar shefit tuaja se do ja dërgonit tek blerja e disa ushqimeve për familjen, dhe planifikimi i pushimeve, janë që të gjitha gjëra të lehta për tu harruar.

Prandaj në lojë hyn telefoni juaj i cili mund tju shpëtojë nga gjithë ky det angazhimesh. Ekzistojnë disa aplikacioni që mund tu vijnë ndihmë me listën tuaj të detyrave dhe shumica prej tyre janë të aksesueshëm edhe përmes kompjuterit, tabletit e madje edhe orës inteligjente.

Wunderlist

Android / iOS / Windows Phone 

Kaq shumë e pëlqente Microsoft këtë aplikacion të maxhimit të detyrave saqë bleu kompaninë zhvilluese të saj në Qershor të 2015-tës. Për fat të mirë akoma nuk është mbyllur siç ndodh rëndom me të tilla aplikacione e shërbime. Wunderlist është një nga aplikacionet më të thjeshta të menaxhimit të detyrave.

Krijimi dhe ndarja e listave është po aq e lehtë sa edhe vendosja e afateve kohore për kryerjen e tyre shoqëruar nga përkujtues që të mos i harroni. Aq i lehtë sa është, një aplikacion për orët inteligjente do tju ndihmon jashzakonisht shumë gjatë rikujtimit të produkteve për tu blerë në një dyqan.

644

Ashtu si një pjesë e madhe e aplikacioneve, Wunderlist ofrohet falas me shërbime bazike ndërsa ato të avancuarat kushtojnë 3,99 Euro në muaj. Në rrjetin e Telekom Albania në Shqipëri do ta përfitoni falas për një vit.

Google Keep

Android / iOS

Google Keep nuk është dizenjuar vetëm për listën tuaj të detyrave por më shumë ngjan me stilin e Evernote ku mund të organizoni shënimet, fotot madje edhe regjistrimet audio.

Gjithashtu ngelet edhe një mjet efektiv për organizimin e detyrave dhe planeve tuaja. Përmban një sistem efektiv ngjyrash dhe etiketash për rolet tuaja në punë, shtëpi, familje etj. Përmban edhe disa përkujtues të bazuara në vendodhje.

650Todoist

Android / iOS / Windows Phone

Për një ndërfaqe të pastër dhe të thjeshtë, Todoist ngelet aplikacioni për tu mundur. Është i lehtë në krijimin dhe menaxhimin e listave, në shpërndarjen e tyre dhe caktimin e përkujtuesve. Bashkërendimi në këtë aplikacion me shërbime të tjera shkëlqen siç është rasti i IFTTT.

Funksionalitete kryesore janë falas por Todoist ofron edhe një version me pagesë i cili kushton 21,99 Euro në vit. Me këtë të fundit ju do të përfitoni më shumë opsione të njoftimeve dhe përkujtuesve së bashku me mundësinë për të ngarkuar fotot, regjistrime audio dhe skedarë të ndryshëm.

644 (1)Any.do

Android / iOS

Any.do përmban po të njëjtat funksionalitete të përshkruara më lart tek rivalët me përjashtim të sinkronizimit listave tuaja në mesin e disa paisjeve dhe shpërndarjes së tyre.

Padyshim që do e pëlqeni funksionalitetin e krijimit të listave përmes zërit tuaj thjesht duke ja kërkuar aplikacionit. Nëse keni probleme me menaxhimin e kohës, ekziston një funksionalitet quajtur Any.do Moments i cili nxjerr në pah vetëm detyrat e ditës së sotme.

632Ashtu si rivalët, Any.do është falas por që ekziston një abonim premium prej 2.29 Eurosh në muaj për më shumë personalizim të ndërfaqet dhe përkujtuesit e bazuar në vendodhje.

Habitica

Android / iOS

Më në fund diçka ndryshe. Habitica është një aplikacion për gjurmimin dhe përmbushjen e detyrave por që në themel bart stilin e një loje për tju motivuar që ti përmbushni ato.

Do të krijoni karaktere, ti shtoni fuqi, të përmbushmi misione, të luftoni me përbindësha brenda aplikacionit ndërsa përmbushni detyrat tuaja. Një sistem shpërblimi ju inkurajon më tutje.

644 (2)Nëse po kërkoni një menaxhues të fuqishëm listash dhe detyrash pa shpenzuar kohë në lojëra, Habitica mund tu duket humbje kohe. Ndërsa nëse po kërkoni një mënyrë interesante dhe motivuese për përmbushjen e detyrave atëherë është i duhuri. (PCWorld Albanian)

5 aplikacionet më të mira të menaxhimit të detyrave
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)