5 aplikacione fantastike për menaxhimin e postës elektronike në Android

Publikuar më: 03-03-2016

email-apps-android-100644505-primary.idgeGmail është fantastik. Por atje tutje ekzistojnë disa alternativa të tjera po aq serioze për menaxhimin e të gjithë e-mail-eve tuaja në një aplikacion të vetëm.

Sigurisht Android-i e diferencon Gmail nga të tjerët sepse çdo e dhënë që vjen në postën tuaj elektronike shfrytëzohet nga aplikacion i kalendarit, Google Now madje edhe Play Store për të ofruar sugjerime.

Megjithatë ka aplikacione të tjera po aq të mira dedikuar shërbimeve si Microsoft Exchange, Outlook.com, Yahoo Mail etj. Secili prej tyre ka një funksionalitet unik që shërben edhe si pika e fortë e tyre. Nëse jeni mërzitur me atë çfarë ofron Gmail mëposhtë kemi disa opsione të cilat duhet ti keni në konsideratë.

Inbox by Gmail

Nëse keni përdorur Gmail në të kaluarën patjetër duhet të posedoni një postë elektronike nga Google dhe aplikacioni Inbox by Gmail përbën një tjetër këndvështrim të Google ndaj mesazheve elektronike.

Posta elektronike e këtij aplikacioni është ndërtuar për të ofruar më shumë sesa një mesazh elektronik. Aplikacioni grupon dërguesit në kategori duke krijuar direktori si: udhëtimet, blerjet dhe përditësimet të cilat mund ti fshini menjëherë pa u menduar dyherë.

inbox-100644501-large

Për më tepër aplikacioni mëson. Kurdo që përpiqeni të vendosni një përkujtues ju do të merrni sugjerime të numrave dhe informacioneve të kontaktit.

Microsoft Outlook

Ky aplikacion është ndër të preferuarit tonë për menaxhimin e postës elektronike. Edhe pse ky emërtim ngjason me një relike të së shkuarës, aplikacioni në fjalë po shijon ditë të mira në Android dhe kryesisht në iOS.

Dikur quhej Acompli, ndërsa pas blerjes nga Microsoft në 2014-tën mori emërtimin Microsoft Outlook. Veçantia e këtij aplikacion është mënyra sesi i trajtoni dhe menaxhon mesazhet. Përveçse mbështet Microsoft Exchange dhe Outlook.com, postat elektronike të Gmail, iCloud, Yahoo dhe IMAP trajtohen po njëlloj

outlook-for-android-100644494-large

Ngjashëm me Inbox mjafton një tërheqje nga e djathta ose e majta për të arkivuar, fshirë dhe lexuar më vonë mesazhet.

Madje mund të dërgoni skedarë nga OneDrive, Dropbox dhe Box, ndërsa Google Drive akoma jo. Së fundi aplikacioni ka përqafuar ndërfaqen e Material Design.

Cloud Magic

Nëse kërkoni diçka ndryshe nga një postë elektronike normale atëherë ju rekomandojmë CloudMagic. Sigurisht që ofron po ato gjestet e Microsoft Outlook për menaxhmin e postës elektronike ndërsa ajo që spikat në këtë aplikacion është integrimi me shërbime të njohura si Evernote, OneNote, Todoist, Pocket etj.

cloudmagic-android-100644544-large

Ky integrim është i disponueshëm në formën e kartave ku pasi të keni klikuar mund të përzgjidhni një përmbajtje për të ndarë pa u larguar nga aplikacioni.

Një tjetër avantazh i këtij është ekzistenca e një aplikacioni të dedikuar në Mac por që do tju kushtojë 20 dollar.

Nine

Nine ngjason goxha me aplikacionin Outlook në pamje dhe ndjesi por që ofron disa opsione shtesë të ndërfaqes. Mund të integrohet me skanerin e shenjave të gishtërinjve kështu që posta juaj elektronike është dyherë më e sigurtë.

nine-100644830-largeNine është ndërtuar posaçërisht për Exchange dhe për fat të keq nuk mund ta përdorni për postën elektronike Gmail apo llogari të tjera. Aplikacioni bën punë të mirë edhe me kalendarin dhe detyrat.

BlueMail

Avantazhi kryesor i këtij aplikacioni është mbështetja për pothuaj çdo shërbim e-mail: Microsoft Exchange, Gmail, Outlook, iCloud, AOL, IMAP dhe POP3.

Nëse pëlqeni pamjen dhe ndjesinë e aplikacionin Inbox by Gmail por do ta përdorni me një postë elektronike tjetër përveç Google, atëherë BlueMail ngelet zgjedhja e duhur. Ky aplikacion ofron një menaxhim të detajuar të mesazheve duke përcaktuar edhe përgjigjet e shpejta dhe funksionalitetet e gjesteve.

bluemail-100644834-large

Këto pesë opsione mjaftojnë për të treguar se Gmail nuk është Android-i. Microsoft dhe të tjerë zhvilluar kanë ndërtuar disa alternative mjaft serioze që shfrytëzojnë funksionalitetet më të fundit të Android-it. (PCWorld Albanian)

5 aplikacione fantastike për menaxhimin e postës elektronike në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)