4Chan në krizë, Martin Shkreli i interesuar për blerjen e tij

Publikuar më: 05-10-2016

4chan4chan, boardi famëkeq i mesazheve, po lufton me vështirësi për të qëndruar në biznes dhe do ti duhet që të bëjë ndryshime për të reduktuar kostot. “4chan tani nuk mundet që të paguaj për kostot e infrastrukturës, faturat e rrjetit, kostot e serverëve, etj,”  tha Hiroyuki Nisimura, i cili bleu sajtin vitin e kaluar nga themeluesit.

Nisimura thotë që reklamat nuk kanë qenë efektive sa duhet  për të mbështetur sajtin, dhe as nuk kanë qenë abonimet që ofrojnë funksionalitete shtesë. “Ne provuam ta mbanin 4chan siç është. Por un dështova,” shkruan Nisimura. “Më vjen sinqerisht keq.”

Ka tri zgjedhje për 4chan që të mbijetojë, sipas perspektives të Nisimura: të shiten më shumë abonime, të përfshihen “shumë më shumë” reklama dhe potencialisht edhe keqdashëse, dhe shkurtim trafikut në sajt. Kjo mund të realizohet duke mbyllur bordet e mesazheve, duke ngadalësuar sajtin, ose duke reduktuar madhësinë e imazheve që mund të postohen .

Këto ndryshime mund të kenë një ndryshim real në kulturën e sajtit. 4chan është i njohur si stërgjyshi meme-ve të panumërta, por gjithashtu si vend racizmi, seksizmi, dhe i diskutimeve shumë fyese. Kohët e fundit, sajti ka qenë i lidhur me fushatën Gamegate me fokus parësor ngacmimin online të femrave, dhe publikimin e fotove nudo të aktoreve.

Ndërkohë një emër tjetër famëkeq – Martin Shkreli – thotë se ai është i interesuar që të blejë 4chan; ai është në kontakte me Nisimura, kështu që ndoshta ne mund të se çfarë do të jetë rezultati i këtij kombinimi të jashtëzakonshëm. (PCWorld Albanian)

4Chan në krizë, Martin Shkreli i interesuar për blerjen e tij
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)