400 milion përdorues është rekordi i radhës për Instagram

Publikuar më: 23-09-2015

Instagram-Direct-Launch-Event-19Më pak se një vit pasi Instagram theu një rekord të rëndësishëm, rrjeti social popullor po tregon se nuk di të ndalet. Kompania raportoi ditën e martë se tanimë numëron plot 400 milion përdorues, nga 300 milion që kishte në dhjetor të vitit që shkoi.

Këta përdorues së bashku, postojnë më shumë se 80 milion foto në ditë. Përmes një deklarate, Instagram ka zbuluar se ky sukses i detyrohet përdoruesve në gjithë botën duke qënë se 75% e tyre jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Shifra e mësipërme tregon se Instagram ka arritur të dyfishojë bazën e saj të përdoruesve në një hark kohor prej 18 muajsh, krahasuar me 200 milion që raportoi në mars të 2014. Ky sukses i Instagram po e tkurr gjithnjë e më shumë atë të Twitter. Në kontrast me Instagram, Twitter arriti të rriste numrin e përdoruesve të tij me më pak se 50 milion brenda një viti, nga 255 milion në muajin prill në 300 milion një vit më pas.

Pavarësisht ritmit të lartë, Instagram i duhet ende shumë punë të thyejë rekordin e Facebook, rrjetit social më popullor që tanimë numëron më shumë se një milliard përdorues aktiv në muaj. Por themeluesi i Instagram, Kevin Systrom cilësoi ndihmën e Facebook si një element i rëndësishëm në rritjen e këtij rrjeti social i cili është relativisht i ri në treg. Ai shtoi se kur Instagram u lançua 5 vite më parë, shifra ‘400 milion përdorues’ dukej si një ëndërr e parealizueshme. Me sa duket risitë që solli Instagram tërhoqën shumë vëmendjen e publikur duke arritur një sukses të pakrahasueshëm. (PC World Albanian)

400 milion përdorues është rekordi i radhës për Instagram
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)