40% e konsumatorëve të Samsung nuk do të blejnë më një produkt të kompanisë zbulon një anketë

Publikuar më: 14-10-2016

note-7-to-pixelProblemi i Samsung me Galaxy Note 7-tën shkon përtej një telefoni. Jo vetëm që produkti la një boshllëk të madh në financat e kompanisë por në të njëjtën kohë edhe në brendin e saj.

Firma e marketingut Branding Brand lançoi së fundi një anketë për të analizuar trendin më të fundit të konsumatorëve dhe ndikimin e tij nga telefoni famëkeq i Samsung. Anketa e cila u publikua ditën e sotme ofron dy detaje mjaft interesante.

E para është goditje e rëndë për Samsung sepse nga 1020 të anketuar, 40% e tyre thanë se nuk do të blinin më një telefon Samsung. Nga këta përdorues, 46% ishin konsumatorë të rinj ndërsa 54% besnikë të kompanisë.

Por ku do të shkojnë këta konsumatorë? Sipas rezultateve të anketës, 30% planifikojnë të kthehen tek iPhone ndërsa 70% e tyre do të vijojnë ti besojnë Android-it. Telefonët e rinj Pixel të Google kanë tërhequr goxha vëmendje dhe 8% e të anketuarve shprehën dëshirën për të provuar një nga produktet e reja të Google. (PCWorld Albanian)

40% e konsumatorëve të Samsung nuk do të blejnë më një produkt të kompanisë zbulon një anketë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)