Më 4 Tetor Google do të prezantojë një router Wi-Fi 129 dollarësh

Publikuar më: 24-09-2016

google-wall-novet-930x698Gjatë evenimentit të datës 4 Tetor, përveç telefonëve Pixel, Google pritet të lançojë një tjetër produkt të ri. Do të jetë një router Wi-Fi i cili mund të shfrytëzohet për të krijuar rrjete “mesh” citon një raport i ri i Android Police.

Sipas këtij të fundi produkti do të quhet Google Wi-Fi dhe do të kushtojë 129 dollar. Çfarë është një rrjet “mesh”? Është një topologji rrjetesh e cila mbështetet në të dhënat e grumbulluara nga nyjet e rrjetit të cilët do të jenë pikërisht këto routera.

Kjo teknologji është adoptuar nga disa startupe dhe rasti më konkret është ai i aplikacionit Firechat. Startupi Eero njihet më së miri për routerat të cilët funksionojnë mbi rrjete “mesh.”

Router Google Wi-Fi padyshim do të jetë qershia mbi tortë më 4 Tetor. Me shumë entuziasëm po priten edhe telefonët e rinj Pixel të cilët raportohet se po ndërtohen nga HTC. (PCWorld Albanian)

Më 4 Tetor Google do të prezantojë një router Wi-Fi 129 dollarësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)