4 shtojca esenciale të Google Drive për shfletuesin Chrome

Publikuar më: 18-07-2016

driveaddons3_primary-100258517-galleryNë zemër të produktivitetit të shërbimeve të Google gjendet ai cloud Google Drive. Pse të mos ja thjeshtoni vetvehtes akoma edhe më shumë gjërat? Përmes këtyre shtojcave për shfletuesin Chrome ju do të keni mundësi të ruani e-mail-et, të ngarkoni imazhet, dhe të krijoni dokumente Google pa u larguar nga uebfaqe ku po shfletoni.

Ruaj në Google Drive

Të ruash përmbajtje nga uebi zakonisht u duhet të shkarkoni skedarin lokalisht, ta lokalizoni e më pas ta ngarkoni në Google Drive. Shtojca Save to Google Drive e bën këtë proces një eksperiencë për tu provuar.

save-to-drive-100671385-large

Zhvilluar nga ekipi i Google Drive, shtojca bën të mundur ruajtjen e çdo përmbajtjeje në ueb me dy klikime. Sapo ta instaloni ju mund të ngarkoni në Google Drive përmbajtjen thjesht duke klikuar ikonën Save to Drive. Për më tepër mund të ruani imazhe, video dhe audio HTML5 dhe shumë përmbajtje të tjera.

Ruaj tekst në Google Drive

Nganjëherë dëshironi të ruani një artikull që keni lexuar në një uebfaqe pa qenë nevoja ta formatoni. Normalisht do tu duhej të kopjoni dhe të ngjisnit teksin në një dokument të ri por kjo shtojcë thjeshton çdo gjë.

save-to-text-100671386-large

Klikoni mbi ikonën Save Text to Google Drive dhe një dritare e re do të hapet me tekstin që dëshironi të ruani.

Ruaj e-mail-et në Google Drive

Gmail përmban disa funksionalitete fantastike por akoma nuk është një i tillë i cili thjeshton ruajtjen e mesazheve në Drive. Një pjesë e madhe e jona ka ngelur duke kopjuar dhe ngjitur teksin në dokumente Google si zgjidhja e vetme.

save-emails-100671384-largeSave Emails to Google Drive e bën të panevojshme atë procedurë. Shtojca vjen nga CloudHQ dhe shfaqet nën opionin Save to Drive në postën elektronike Gmail. Me një të klikuar mund të ngarkoni e-mail-in aktual dhe përmbajtjet e saj në Drive.

Google Drive Quick Create

Kjo shtojcë eleminon nevojën për të ndaluar shfletimin në ueb në mënyrë që të krijoni një dokument Google. Sapo ta keni instaluar u mjafton të klikoni mbi ikonën dhe një menu do tu shfaqet nga ku mund të krijoni një dokument, një formë, një prezantim, një vizatim dhe databazë në një tab të ri. (PCWorld Albanian)

 

4 shtojca esenciale të Google Drive për shfletuesin Chrome
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)