30 mijë studentë universitarë do të përfitojnë nga shërbimet e operatorit Vala

Publikuar më: 01-09-2015

IMG_7031Operatori Publik Vala, nënshkroi sot me Kolegjin “Fama” marrëveshjen që i kthen 9 mijë studentët e këtij kolegji në rrjetin operativ të Vala-s, të cilët që nga sot, do të mund të komunikojnë pa limit me mijëra studentë të tjerë që tashmë janë pjesë e pakos N’Trip.

Saktësisht me kthimin e Kolegjit “Fama” në Vala, numri i përgjithshëm i studentëve që bëhen pjesë e një pakoje, shkon në mbi 30 mijë studentë duke e bërë kështu pakon e parë në Kosovë ku të gjithë studentët janë të integruar  brenda një rrethi të përbashkët.

9 mijë studentët e Kolegjit “Fama” do të komunikojnë me vetëm 2.99 euro në muaj me studentët e të gjithë universiteteve dhe kolegjeve të tjera pa limit, si dhe do të kenë 2GB internet të shpejt 3G dhe 4G.

Marrëveshja e sotme që krijon këto mundësi komunikimi, u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa me Prorektorin e Kolegjit “Fama”, Avdi SmajljajIMG_7023

“Jemi në fund të një procesi si dhe realizimin e një ëndrre që të gjithë studentët e Kosovës, pavarësisht se në cilin qytet apo universitet ndodhen, të flasin mes veti si brenda rrjetit pa pasur dronë e shpenzimit dhe largësive. Sot hyri “Fama” në Vala me 9 mijë studentët e saj që për ne paraqet një tjetër storie suksesi, sepse është një prej kolegjeve më cilësore në vend. Dëshiroj të njoftoj se deri në fillim të vitit akademik po përmbyllim marrëveshjet me të gjitha universitetet dhe kolegjet private. Hapi tjetër do të jetë përfshirja e studentëve të universiteteve publike në pakon gjithëuniversitare”, deklaroi Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Vala-s.

Nga ana e tij, Prorektori i Kolegjit “Fama” u shpreh i lumtur me nënshkrimin e marrëveshjes për kalimin e 9 mijë studentëve në “Fama”.

Pakoja N’Trip ka një çmim prej 2.99 euro në muaj, ku brenda këtij çmimi, studentët dhe mijëra të rinjë të tjerë deri në moshën 27 vjeç, do të kenë 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuar dhe 500 sms.

Para “Fama-s” në rrjetin gjithëuniversitarë kanë hyrë kolegji “Universum” me 3 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “AAB” me mbi 10 mijë studentë, “Dukagjini”, “Juridica”, “Dardania” etj. Gjatë javës, Vala do të mbyll marrëveshjen edhe me tre kolegjet e fundit për të kompletuar pakon e përbashkët studentore dhe gjithëuniversitare në Kosovë.

30 mijë studentë universitarë do të përfitojnë nga shërbimet e operatorit Vala
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)