3 riparime të kompjuterit tuaj të cilat lehtësisht mund ti kryeni vetë ju

Publikuar më: 10-05-2015

pcmaintenance_primary-100269405-large Kompjuterat mund tu duken paisje që shkaktojnë konfuzion, të frikshëm nganjëherë, por në të vërtetë nuk duhet të jenë. Sidomos në disa raste riparimi kur bëhet fjalë për proçese të tilla si ndërrim të harduerit apo rregulime të softuerit.

Sigurisht që mund ti paguani para një tekniku kompjuterash por pse të mos e rregulloni ju vetë kompjuterin tuaj? Nganjëherë mund ti kurseni vetvehtes goxha para. Në këtë artikull kemi detajuar tre riparime kompjuteri të cilat lehtësisht mund ti kryeni vetë ju.

Memorja RAM

E mbani mend sesi ndërroni kartat e lojërave të një kompjuteri të vjetër Nintendo? Atëherë e keni ca eksperiencë në këtë drejtim. Pothuaj e njëjt gjë është dhe me memorjen RAM të kompjuterit veçanërisht laptopët të cilët ofrojnë akses të thjeshtë në folenë e memorjes RAM.

Thjesht u duhet të largoni ca vida për të aksesuar memorjen RAM. Megjithatë ka disa përjashtime tek laptopët si në rastin e kompjuterave të Apple Macbook apo ca laptopët të cilët quhen ndryshe “UltraBook” të cilat bashkangjisin memorjen RAM në motherboard.

how_to_buy_a_gaming_laptop_ram-100531178-large

Në fakt vështirësia e zëvendësimit të memorjes RAM nuk qëndron tek proçesi fizik por tek përzgjedhja dhe blerja e modelit të duhur. Fillimisht duhet të siguroheni nëse RAM-i i laptopit tuaj është DDR2 apo DDR3 gjithashtu edhe lloji i motherboardit për të zbuluar për cilat module ofron mbështetje. Zakonisht këtë informacion mund ta gjeni nga uebfaqja e prodhuesit tek seksioni i “Specifikave” ose përmes aplikacion desktop CPU-Z.

Tastiera e Laptopit

Ngjashëm me memorjen RAM, një pjesë e madhe e moduleve të tastierave të laptopëve janë lehtësisht të zëvendësueshëm. Zakonisht edhe në këtë rast është i nevojshëm heqja e ca vidave dhe pastaj me pak delikatesë rrëshqisni tastierën mbi laptop që të realizohet shkëputja nga kompjuteri. Dhe për ta instaluar duhet ti përsërisni po të njëjtat proçedura.

replace-laptop-keyboard-data-keyboard-100584039-large

Për më shumë detaje lehtësisht mund të kërkoni në Youtube sepse ekzistojnë me qindra video edukative që ju ndihmojnë në realizimin e këtij proçesi. Ifixit.com është një burim shumë i mirë nëse po kërkoni video të tilla edukative.

Ri-instalimi i sistemit operativ Windows

Nuk keni nevojë për dikë tjetër që të ri instalojë sistemin operativ Windows. E kjo bëhet edhe më e thjeshtë nese keni të instaluar Windows 8.1 e cila ka të gjitha mjetet e duhura për ri-instalimin. Dhe nëse keni në plan të kaloni në Windows 10, ky proçes akoma edhe më i lehtë bëhet.

big-windows8-100252798-gallery

Gjëja më e rëndësishme përpara se të instaloni sistemin operativ Windows është ruajtja e të dhënave tuaja në një hard disk të jashtëm. Më pas vendosni diskun e sistemit dhe filloni proçesin e instalimit. Thjesht sigurohuni që të keni liçensat e aktivizimit të produktit. (PCWorld Albanian)

3 riparime të kompjuterit tuaj të cilat lehtësisht mund ti kryeni vetë ju
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)