3 mënyrat se si të dhënat lehtësisht të aksesueshme mund të zgjidhin problemet e pyjeve

Publikuar më: 15-09-2015

Screen-Shot-2015-08-17-at-11_52_48-AM-1024x8381-650x532Mundësia që të dhëna të caktuara mund të jenë të aksesueshme nga të gjithë, është një mënyrë e cila nxit inovacionin, rrit transparencën në aktivitetet qeveritare dhe të kompanive dhe mbi të gjitha përmirëson proçesin e vendimarrjes në lidhje me burimet natyrore.

Për shembull Global Forest Watch, një platformë online e monitorimit të pyjeve, ka bërë të dhënat të aksesueshme për publikun. Platforma të tilla i japin mundësi përdoruesve të nxjerrin përfundime dhe të përfitojnë nga këto të dhëna. Për më tepër të dhënat e aksesueshme lejojnë manaxhimin e drejtpërdrejtë.

Pyjet janë një element i natyrës që njihen për një ritëm të shpejtë ndryshimi. Të dhënat mbi pyjet mund të mblidhen dhe publikohen nga qeveritë, organizatat, akademikët, kompanitë etj. Përmes tyre mund të kuptojmë se si po ndryshojnë pyjet dhe mbi të gjitha si po ndikon dora e njeriut tek ta. Kuptimi në mënyrën e duhur të këtij informacioni mund të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave të pyjeve. Në fakt gjetja e informacioneve të tilla mund të jetë e vështirë. Ata që zotërojnë të dhëna mund të frikësohen ti publikojnë ato duke menduar se ato mund të keqpërdoren. Dhe mungesa e standartave përsa i përket shpërndarjes dhe përdorimit të të dhënave, gjithashtu kufizon aksesin.

Platforma Global Forest Watch është duke punuar për t’ju bërë ballë sfidave të pyjeve. Ajo është duke bashkpunuar me Open Data Portal për të bërë më të thjeshtë zbulimin dhe aksesimin e informacionit mbi pyjet. Tanimë përdoruesit mund të krijojë ueb harta duke përdorur të dhënat që gjejnë online. Nëse doni të dini më shumë ju ftojmë të ti hidhni një sy tri arsyeve se si të dhënat e aksesueshme nga të gjithë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të pyjeve.

landsat-archive1-700x367Nxitet zhvillimi i shkencës dhe puna kërkimore

Grumbullimi i imazheve satelitore bënë të mundur krijimin e platformës GFW. Matt Hansen dhe një grup shkencëtarësh i përdorën këto imazhe për të krijuar hartën e parë dixhitale të rezolucionit të lartë të pyjeve. Për të ndërtuar këtë hartë u përdorën dhe analizuan 1 milion skena individuale Landsat. Harta ofroi të dhëna cilësore për kompanitë, grupet civile që kanë si qëllim përmirsimin e pyjeve. Aktualisht shkencëtarët, manaxherët, shoqatat apo aktivistët përdorin lehtësisht të dhënat dhe imazhet e Landsat për të kuptuar më mirë ndryshimet mjedisore.

Kompanitë ndërgjegjësohen

Katër janë produktet që jën përgjegjëse në një masë 70% të shfrytëzimit të pyjeve tropikale; vaji i palmës, vaji i sojës, letra dhe pulpa. Për të ruajtur masën e pyjeve të mbetura kompanitë kohët e fundit janë angazhuar seriozisht. Por këto kompani dhe qeveritë nuk mund të bëjnë shumë nëse nuk zbulohet burimi i shfrytëzimit të pyjeve. Platformat e informacione online i lejojnë kompanitë të gjurmojnë produktet dhe vendodhjet e tyre dhe mbi të gjitha të verifikojnë nëse prodhimi i produkteve ka shkaktuar shpyllëzim. Kjo është arsyeja se pse një platform si GFW e cila ofron këto informacion duhet të ekzistojë patjetër.

Forest-Atlas-of-Cameroon-1024x531-700x363Përmirsimi i planit të përdorimit të tokës

Të dhënat e sakta dhe të përditësuara vazhdimisht mund të përmirsojnë proçesin e planifikimit të shfrytëzimit të sipërfaqes së tokës. Kjo ndikon dhe në vendimet që marrin qeveritë përsa i përket kryerjes së aktiviteteve të caktuara në vende të ndryshme. Në vitin 2005 u krijua atlasi interaktiv i pyjeve të Kamerunit. Në atlas renditeshin llojet e ndryshme të tokave na varësi të përdorimit të tyre. Ky atlas përditësohet çdo vit dhe ai ka ndihmuar shumë qeveritë dhe organizatat të marrin vendime të zgjuara përsa i përket çështjeve pyjore.

Sfidat vazhdojnë

Environmental Democracy Index ka raportuar se shumë qeveri nuk e lejojnë publikimin e të dhënave të mjedisit në për publikun ose kërkuesit e informacionit duhet të plotësojnë një sërë kërkesash për ta aksesuar atë. Në këtë mënyrë marrja e vendimeve vuan nga mungesa e informacionit. Aktualisht nuk ka standarte ndërkombëtare për aksesin proaktiv në informacioneve bazike. Shumë pak të dhëna janë të disponueshme online.

Sugjerohet që qeveritë të bëjnë publike arkivat e tyre të imazheve satelitore. Në këtë mënyrë do të ofrohen mundësi të reja për eksplorimin dhe përdorimin e informacionit. Nga ana tjetër dhe kompanitë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, të publikojnë detajet e zonave të tyre të prodhimit. Global Forest Watch është një shembull për tu ndjekur në këtë fushë, me shpresën se më shumë informacion i aksesueshëm do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të pyjeve. (PC World Albanian)

3 mënyrat se si të dhënat lehtësisht të aksesueshme mund të zgjidhin problemet e pyjeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)