3 brendet që janë më të mëdha se rrjeti social Facebook

Publikuar më: 29-08-2015

b2bd6495-3af6-4dab-88ad-8f9403c3878d-2060x1236Një në shtatë njerëz në botë përdori rrjetin social Facebook të hënën të kësaj jave, të dhëna që vinë nga themeluesi Mark Zuckerberg.

Facebook pretendon se ka 1.49 miliard përdorues aktivë çdo muaj por aksesimi i rrjetit social nga më shumë se 1 miliard përdorues vetëm në një ditë është një rekord i ri për kompaninë amerikane. Megjithatë ekzistojnë disa marka të tjera që prekin jetët e njerëzve çdo ditë.

Përshembull, Colgate. Sipas hulumtimit të bërë nga firma analitike Kantar, 65% e popullsisë së botës përdor produktet e kësaj marke. Duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e njerëzve pastron dhëmbet çdo ditë, besojmë se produktet e kësaj marke do përdoren çdo ditë nga më shumë se 1 miliard përdorues.

Numri ditor i përdoruesve

Nga ana tjetër edhe Coca Cola shet 1.9 miliard njësi të produkteve të saj çdo ditë. Duke kaluar në industrinë e teknologjisë, sistemi operativ Windows ka statistika të përafërta me Facebook. Microsoft thotë se mbi 1.5 miliard individë përdorin programet e saj brenda një dite. Gjithashtu ka edhe 1.2 miliard përdorues të Office por ky është totali dhe jo vetëm në 24 orë.

Untitled

Duke përjashtuar këto marka për tu përqendruar në median sociale, Facebook padyshim është dominant. Çdo muaj ky rrjet social numëron 5 herë më shumë vizitorë sesa Twitter. E vetmja uebfaqe që i përafrohet është Youtube me 1 miliard përdorues aktivë ditorë.

Edhe Facebook Messenger i cili i përket gjigandit të rrjetit social po figuron si shërbim më vehte ka 700 milion përdorues aktivë sipas Zuckerberg. Ky shërbim vjen pas platformave të mesazhimit QQ(843 milion) dhe WhatsApp (800 milion).

Untitled1Herën e fundit që konkurrenti direkt i Facebook i cili postoi statistikat e tij, Google+, tha se kishte 540 milion përdorues aktivë mujorë. Gjithësesi kjo shifër ka rënë më tutje në 300 milion.

Ndërsa është gjë e mire të mësojmë se njerëzit në botë kujdesen më shumë për dhëmbet dhe shëndetin e tyre sesa për ndërveprimin me miqtë e tyre, 1 miliard përdorues ditor të Facebook janë një shifër e pakrahasueshme në botën e medias sociale. (PCWorld Albanian)

3 brendet që janë më të mëdha se rrjeti social Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)