29 Shtator: Pritshmëritë tona rreth evenimentit të Google

Publikuar më: 29-09-2015

google_new_logo_primary-100617477-primary.idgeSot do të debutojë gjenerata e ardhshme e telefonëve Nexus. Janë zbuluar informacione të shumta saqë na duket sikur këto telefonë janë prezantuar tashmë. Realiteti është se ne akoma nuk dimë asgjë rreth tyre. Çfarë të presim nga evenimenti i ditës së sotme?

Bëhuni gati për Android Marshmallow

Lajmi i parë do të ketë të bëjë me versionin më të fundit të Android. Google do të na gëzonte nëse na jep një datë zyrtare kur Android 6.0 do të fillojë të dërgohet tek smartfonët dhe tabletët tanë.

Spekulimet shënjestrojnë datën 5 Tetor, por Google mund të na ofrojë platformën përpara për ata që dinë të përditësojnë manualisht.

Sa i përket Samsung, LG dhe prodhuesve të tjerë, kjo varet nga këta të fundit dhe operatorët mobil.

androidpit-nexus-5-2015-final-w782-100617242-large.idgeDy smartfonë Nexus

Filozofia mbi të cilën është ndërtuar Android është liria e zgjedhjes. Pikërisht ky sllogan duket ta ketë nxitur Google të hedhë në treg dy smartfonë Nexus këtë vit.

Quhen Nexus 5X dhe Nexus 6P me ekran 5.2 inç dhe 5.7 inç respektivisht. Modeli Nexus 5X do të ndërtohet nga LG-ja me harduer që fillon nga proçesori Qualcomm Snapdragon 808 gjer tek 2GB RAM dhe kamër të pasme 12 megapiksel. Nga ana tjetër kemi Nexus 6P që do të ndërtohet nga Huawei dhe të paiset me 3GB RAM dhe ekran QuadHD AMOLED.

nexus-6p-colors-100616485-large.idge

Spekulimet e fundit pretendojnë për një proçesor Snapdragon 810 dhe memorje të brendshme 32GB, 64GB dhe 128 GB. Trupi metalik i tij fsheh një bateri gjigande prej 3450 mAh. Kamera do të jetë edhe përmirësimi më i dukshëm krahasuar me rivalët e cila do të ketë 1.55 micron piksel dhe hapje f/2.0.

Një tablet Android, por jo Nexus

Android Police ishte i pari që doli me këtë qëndrim. Google po përgatit një tablet për datën 29 Shtator po nuk është nën markën e Nexus. Do të mbajë markën Pixel përdorur dhe tek laptopët e kompanisë me Chrome OS.

Android Police tha se ky tablet do të ketë ekran 10.2 inç, proçesor Tegra K1 të Nvidia dhe 3GB LPDDR4 RAM. Dizajni do të ngjajë së shumti me ChromeBook Pixel. (PCWorld Albanian)

29 Shtator: Pritshmëritë tona rreth evenimentit të Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)