25 vite Linux: Korporatat kanë në dorë të ardhmen e sistemit operativ

Publikuar më: 28-08-2016

linux_nutellaMe 25 gusht, 1991, një zhvillues Finlandez i panjohur për publikun publikoi një mesazh në grupin e lajmeve comp.os.minx:

“Përshëndetje të gjithë që po përdorin minix. Unë po krijoj një sistem operativ falas për klonet AT 386. Në zhvillim që nga muaji Prill, sistemi operativ është pranë finalizimit. Do të doja ndonjë reagim nëse e pëlqeni apo jo minix.”

Zhvilluesi ishte sigurisht Linus Torvalds dhe sistemi i tij operativ falas u bë i njohur si Linux. Që atëherë Linux ka pushtuar botën duke shërbyer si sistemi operativ i një numri jashtëzakonisht të lartë pajisjesh.

Si pjesë të festimeve Fondacioni Linux publikoi raportin vjetor të zhvillimit të Kernel-it të Linux. Raporti tregon se sistemi operativ është në formë shumë të mirë. Në raport me versionet e para të kernel-i i Linux përbëhej nga afërsisht 10,000 rreshta kod. Tani po i afrohen 22 milion me të shkallë rritjeje prej 4,600 rreshta në ditë.

“10 kontributorët më të mëdhenj, përfshirë grupet “unknown” dhe “none” përbëjnë 54% të kontributimeve totale në kernel,” thotë raporti, duke parë një zbritje të vogël që nga viti i kaluar. Dikush mund të besojë se zhvilluesit e “panjohur” po kontribojnë nga koha e tyre por në të vërtetë më shumë se 80% e zhvilluesve përgjegjës për zhvillimin e kernel-it të Linux paguhen për punën e tyre.” (PCWorld Albanian)

25 vite Linux: Korporatat kanë në dorë të ardhmen e sistemit operativ
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)