Cilat janë 25 fjalëkalimet më të këqija të 2015-tës?

Publikuar më: 20-01-2016

password_1 Firma e sigurisë SplashData siç ndodh çdo vit edhe për vitin që lamë pas ka përpiluar një listë të 25 fjalëkalimeve më të këqija.

Këtë listë edhe për një tjetër vit e kryeson fjalëkalimi i famshëm, 123456, shoqëruar nga fjalëkalimi password. Në listën e 10 fjalëkalimeve më të këqija, 5 prej tyre janë derivat i të parit.

Këshilla jonë është kjo, përdorni fjalëkalime të gjata dhe të ndryshme për çdo uebfaqe që vizitoni. Nëse keni probleme me mbajtjen mend atëherë përdorni një menaxher të fjalëkalimeve si LastPass apo 1Password. Informacionet e ofruara nga SplashData janë të bazuara në miliona skedarë të publikuara që përmbajnë fjalëkalime të vjedhura në 2015-tën.

Lista e 25 fjalëkalimeve më të këqija të 2015-tës është kjo: 1. 123456, 2. password, 3. 12345678, 4. qwerty, 5. 12345, 6. 123456789, 7. football, 8. 1234, 9. 1234567, 10. baseball, 11. welcome, 12. 1234567890, 13. abc123, 14. 111111, 15. 1qaz2wsx, 16. dragon, 17. master, 18. monkey, 19. letmein, 20. login, 21. princess, 22. qwertyiop, 23. Solo, 24. passw0rd, 25. starwars. (PCWorld Albanian)

Cilat janë 25 fjalëkalimet më të këqija të 2015-tës?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)