2/3 e telefonëve dhe tabletëve të Apple kanë kaluar në iOS 9

Publikuar më: 04-11-2015

ios_9_iphone_ipadDitën e djeshme Apple përditësoi shifrat e adoptimit të iOS dhe mësuam se versioni më i fundit i sistemit operativ iOS 9 gjendet në 66 % të produkteve të Apple. E thënë ndryshe, iOS 9 është pjesë e 2/3 të tabletët dhe telefonëve të Apple.

Sistemit operativ iu deshën vetëm dy muaj për të arritur këto shifra të kënaqshme. Ky ritëm krahasuar me iOS 8 është impresonues.

ios_9_adoption_november_2

Duke u bazuar në këto shifra lehtësisht kuptojmë se iOS 8 ka ngelur vetëm në 25 % të telefonëve.

Vetë Apple ka deklaruar se iOS 9 është sistemit operativ me adoptimin më të shpejtë. Nuk duhet të harrojmë problemet që shfaqi iOS 8 vitin e shkuar. Madhësia e përditësimit të iOS 8 arrinte në 5GB ndërsa versioni aktual vetëm 1.3 GB. Gjithashtu u deshën 6 muaj që iOS 8 të arrinte në 75 % të adoptimit. (PCWorld Albanian)

2/3 e telefonëve dhe tabletëve të Apple kanë kaluar në iOS 9
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)