200 milion llogari Yahoo po shiten online në tregun e zi TheRealDeal

Publikuar më: 02-08-2016

yahoo-100674822-largePërdorues të Yahoo, mbase duhet të ndërroni fjalëkalimet? Një haker pretendon se ka vjedhur kredencialet e 200 milion llogarive Yahoo dhe po i shet ato në tregun e zi.

Kredencialet po shiten në TheRealDeal, një treg i zi i cili ofron produkte ilegale. Për vetëm 3 Bitcoin ose 1,824 dollar amerikan të gjithë mund ti shtënë në duar. Hakeri i njohur si peace_of_mind tha këtë databazë e mori nga një grup hakerash Rus të cilët në të kaluarën kishin vjedhur informacionet e shumë përdoruesve në Tumblr, Linkedin dhe MySpace.

Në rastin e Yahoo ky hakim besohet të jetë realizuar në 2012-tën. Hakeri konfirmoi se kopje të kësaj databaze tashmë janë blerë nga disa individë. Ditën e hënë Yahoo u shpreh se ishte në dijeni të këtyre informacioneve por as nuk konfirmoi e as nuk mohoi vërtetësinë e tyre.

Në 2012-tën Yahoo raportoi një thyerje sigurie po vetëm për 450,000 llogari. Një grup hakerash të ashtuquajtur D33ds morën përgjegjësinë. Gjithësesi ekziston një paqartësi nëse ky hakim ka lidhje me publikimin e kredencialeve të 200 milion llogarive.

Peace_of_Mind ka publikuar pjesë të ndryshme të databazës së Yahoo ku përfshihen adresat e-mail dhe fjalëkalimet në MD5. Këto fjalë kalime mund të dekriptohen lehtësisht online.

Shërbimi i lajmeve të IDG-së kishte provuar disa kredenciale dhe uebfaqja e identifikimit të Yahoo i kishte pranuar. Por në mesin e tyre kishte edhe kredenciale të pavlefshme. (PCWorld Albanian)

200 milion llogari Yahoo po shiten online në tregun e zi TheRealDeal
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)