20 vite nga lançimi i Microsoft Windows 95

Publikuar më: 24-08-2015

1_windows-95-20-xl_heroKanë kaluar 20 vite që kur Microsoft tarifoi 210 dollar konsumatorët për një kopje të Windows 95 e lançuar në datën 24 Gusht.

Një muaj më parë Microsoft debutoi versionin më të fundit të sistemit operativ. Windows 10 është e disponueshme dhe falas për përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8.

Ndërsa ditën e sotme bota e teknologjisë po sheh një Microsoft tjetër krahasuar me atë që ishte para 20 vitesh. Microsoft nuk ishte ky gjigandi që njihni sot. Kishte vetëm 5.9 miliard dollar shitje dhe vetëm 17,800 punojës. Ditën e sotme Microsoft është një kompani 93.6 miliard dollarëshe dhe 117,354 punojës.

Por edhe para 20 vitesh u kuptua se Microsoft i kishte hyrë rrugës për të dominuar industrinë e kompjuterave. Madje krahasuar edhe me 5 vite më parë Microsoft ishte kompani tjetër. Steve Ballmer ishte shefi ekzekutiv. Steven Sinofsky ishte shefi i Windows dhe e gjithë puna përqendrohej rreth sistemit operativ Windows.

Por tani Satya Nadella po konsideron mundësi të reja në të ardhmen për Microsoft. Po përpiqet të distancohet nga Microsoft-i produkteve. Ai thoshte se “Industria jonë nuk respekton traditën por inovacionin”.

Windows 95 ishte fundi por edhe fillimi i një epoke të re tek Microsoft. (PCWorld Albanian)

20 vite nga lançimi i Microsoft Windows 95
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)