20 PIN-ët më të përdorur

Publikuar më: 22-09-2012
20 PIN-ët më të përdorur

Përzgjedhja e një numri personal të identifikimit (PIN) për një ATM ose kartë krediti duhet të merret parasysh.

Duke parë vjedhje të shumta të identitetit, është e rëndësishme që të bëhet zgjedhja e një PIN-i që nuk mund të gjendet me lehtësi.

Ndërmarrja këshilltare për teknologji DataGenetic ka analizuar popullaritetin e fjalëkalimeve numerike.

Ajo se çfarë ka gjetur konfirmon hulumtimet e mëparshme që shumica e PIN-ve katërshfiror (që janë për kartat e kreditit dhe debitit) janë mjaft të parashikueshëm.

Shikoni nëse ndonjëri nga PIN-ët tuaj është përmendur në raport.

Analiza e të dhënave erdhi nga baza e të dhënave të fjalëkalimeve të zbuluara. Konsulenca e të dhënave filtroi rezultatet në vetëm ato pine që ishin katërshifror [0-9] dhe gjeti afërisht 3.4 milionë fjalëkalime katërshifrore. Këta janë përdorur si Proxy për kodet katërshifrore PIN të përdoruesve. Janë 10 000 kombinime të mundshme të shifrave nga 0000 deri në 9999 dhe secili ishte përfaqësuar në bazën e të dhënave.

Kështu nga 10 000 kombinime të mundshme për kodet katër-shifrore, cili është më i popullarizuari? Ai është 1234. Rreth 11% të 3.4 milionë fjalëkalimeve janë 1234. Top 20 fjalëkalimet e vlerësuara përfshijnë 27% të totalit.

Shikoni në listën e paraqitur, ku do të shihni numra që janë të familjarizuar, lehtësisht të parashikueshëm, si 0000 4321 dhe 1010.

Nëse jeni duke e përdorur tastierën për të shkruar një model për PIN (si p.sh. 2580), mundësitë janë që hakerët mund ta gjejnë edhe atë. PIN-ët e tjerë të përdorur shpesh janë vitet dhe datat. (PC World Albanian)

20 PIN-ët më të përdorur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)