Më 18 Tetor Komisioni Europian prezanton nismën SEC2U në Universitetin Europian të Tiranës

Publikuar më: 18-10-2016

14650521_1451994324817399_3105759493185957516_nDitën e sotme hoqi siparin konferenca ndërkombëtare SEC2U, një nismë e cila nxjerr në pah përkushtimin e Universiteteve Europiane në krijimin e një kulture të fuqishme të sipërmarrjes dhe inovacionit.

“Qëllimi kryesor i aktiviteteve të koordinuara dhe simultane të javës 17-21 Tetor është impakti i drejtëpërdrejtë dhe i unifikuar në një audiencë rinore europiane,” u shpreh Lutjona Lula pranë Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve pranë UET, për Redaksinë ICTSmedia.

Kjo nismë bashkon sipëmarrës, biznesmenë dhe përfaqësues nga universitetet lokale dhe qeveritë e vendeve të cilët do të mësojnë rreth intutucioneve lokale të arsimit, mundësitë e biznesit dhe historive të suksesit.

“Eventi është menduar të bashkojë njerëz e aktorë të botës së biznesit, të cilët do të krijojnë një netëork mjaft të rëndësishëm jo vetëm për ata që e kanë start up biznesin, por dhe për shumë studentë të cilët motivohen, udhëhiqen në synimet e tyre drejt sipërmarrjes,” tha Prof. Asoc. Dr. Ermira Qosja njëherazi folëse në këtë aktivitet.

SEC2U vjen nën kujdesin e Komisionit Europian dhe ky është edicioni i parë jo vetëm në Europë por edhe Shqipëri i cili do të mbahet më 18 Tetor. Aktiviteti gjithashtu synon të promovojë 35 universitetet europiane pjesë e Rrjetit Startup Europe University Network.

“Nisma StartUp Europe Comes to Universities është një nismë e rrjetit StartUp Europe të mbështetur nga Komisioni Europian. Kjo është iniciativa e parë e unifikuar në nivel europian, e cila bashkon universitetet europiane, të cilat mbështetin ndjenjën e sipërmarrjes së të rinjve dhe UET është universitet pioner në këtë aspekt, duke qënë jo vetëm universiteti i parë shqiptarë, por edhe ndër të parët në rajon,” u shpreh zj. Lula.

Do të jetë Universiteti Europian i Tiranës mikëpritësi i edicionit të parë i cili mbahet ditën e nesërme, 18 Tetor 2016, në një maratonë prej 4 orësh e cila fillon në ora 10:00 dhe përmbyllet në ora 14:30.

“Universiteti Europian i Tiranës prej disa vitesh po synon të vendosë një bashkëpunim të qenësishëm me biznesin, të motivojë e orientojë  studentët drejt sipërmarrjes. Në këtë logjike, pjesëmarrja në SEC2U erdhi natyrshëm, është pjesë e punës dhe e angazhimeve të universitetit, me risinë që ky është një projekt europian ku janë përfshirë universitete mjaft me reputacion. Fokusi kryesor i eventit është transformimi i universitetit në një pikëtakim midis biznesit dhe studentëve me ide inovative,” tha Prof. Asoc. Dr. Qosja

Aktiviteti, i cili do të fillojë me një prezantim të nismës SEC2U nga Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, do të ketë në qendër të vëmendjes pikërisht ekosistemin i startupeve. Në mesin e folësve do të jenë, Prof. Assoc. Dr. Ermira Qosja, Valbona Paluka, Edmond Norra, Albana Laknori, Ermal Babameto si dhe përfaqësues të startupeve Olsi Abazi, Vasilika Zeka, Alda Abazaj, Dorian Sinjari, Edona Daci, Endri Karaboja.

Por kush do të jetë pjesë e këtij aktiviteti? “Pjesëmarrës do jenë individë që kanë kthyer kompetencën e tyre në një fushë të caktuar në një start up, të tjerë që kanë nisur si start up e sot kanë bërë dhe biznese të tjera, studentë që kanë mundur të kthejnë idenë në një projekt startup, të tjerë që presin të financohen dhe fitues konkursesh start up,” tha Prof. Asoc Dr. Qosja.

Mëse 1,000 sipërmarrës do ti bashkohen kësaj nisme me të paktën 30 në secilin prej Universiteteve organizatore. Shqipëria, Greqia, Rumania dhe Kroacia janë vendet e vetme të rajoni kjo do të mbahet kjo konferencë.

“Nëse dëshirojmë të flasim me shifra të sakta, sipas përditësimeve të fundit që Zyra e Projekteve ka marrë nga organizatorët dhe EC-ja, aktualisht janë përfshirë 35 universitete nga 17 shtete si Britania e Madhe, Spanja, Irlanda, Portugalia, Hollanda, Gjermania, Kroacia etj dhe UET është universiteti përfaqësues nga Shqipëria,” tha zj. Lula

“Për procesin e ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të UET ky event është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të UET dhe studentëve nga Shqipëria në nisma europiane. UET aktualisht ka rreth 93 partnerë IAL në të gjitha boten dhe lista fatmirësisht vjen duke u zgjeruar,” vijoi ajo më tej.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet është e hapur, mjafton ta konfirmoni në këtë lidhje. (ICTSmedia)

Më 18 Tetor Komisioni Europian prezanton nismën SEC2U në Universitetin Europian të Tiranës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)