11 mite rreth teknologjisë që nuk duhet ti besoni

Publikuar më: 21-05-2015

screen shot 2013-09-10 at 2.45.11 pm

Shpeshherë dëgjojmë disa teori mbi produktet teknologjike në jetën e përditshme si për shembull: telefoni nuk duhet karikuar natën apo një iPad nuk duhet karikuar me karikuesin e një iPhone. Por se sa të vërteta janë këto që thuhen askush nuk e di. Gjatë përdorimit të pajisjeve teknologjike, na lindin shumë pyetje të cilave nuk i japim dot përgjigje. Por po të klikosh online, gjen një lum informacionesh, sigurisht që jo të gjitha të sakta.

mac-computers-cant-get-virusesKompjuterat Mac nuk marrin viruse. Kjo nuk është e vërtetë pasi kompjuterat e Apple janë të rrezikuar nga infektimi me maluer. Kompjuterat Mac nuk janë aq vulnerabël ndaj viruseve sa kompjuterat Windows por kjo nuk do të thotë që një rrezik i tillë nuk ekziston.

Shfletimi në mënyrën Private/Incognito figuron përdoruesin si anonim. Ka një keqkuptim përsa i përket sinonimit që ekziston mes ‘incognito’ dhe ‘private’ me anonimitetin. Nëse ju jeni duke shfletuar nën modalitetin Incognito në Google Chrome ose Private në Safari, kjo tregon vetëm se shfletuesi nuk do të privateincognito-browsing-keeps-you-anonymousruajë historinë e shfletimit tuaj apo të regjistrohet automatikisht me llogaritë tuaja në shfletues.

Ngarkimi i shpeshtë i smartfonit do të shkatërrojë baterinë e tij. Ashtu si shumica e njerzve, ju mund të lini telefonin tuaj gjatë dont-charge-your-phone-unless-its-almost-deadgjithë natës në karikim dhe pasi bateria është karikuar. Disa thonë që kjo gjë mund të dëmtojë baterinë por në fakt nuk ka ndonjë provë konkrete për këtë gjë. Smartfonët modern përdorin bateri prej litiumi të cilat janë tepër të zgjuara të kuptojnë se kur është arritur kapaciteti i karikimit.

Mos e karikoni smartfonin tuaj derisa ai të jetë me 0% bateri. Ky gjithashtu është një tjetër mit popullor përsa i përket karikimit. Nuk është e dëmshme të vini në karikim smartfonin tuaj para se bateria të jetë konsumuarleaving-your-phone-plugged-in-destroys-the-battery plotësisht, në fakt kjo mund të jetë dicka më e mirë. Bateritë kanë një numër të caktuar ciklesh karikimi përpara se ato të humbin aftësinë për të fuqizuar plotësisht me energji smartfonin.

Sa më shumë megapiksel të ketë aq më e mirë është kamera. Mund t’ju themi se more-megapixels-always-means-a-better-cameradiferenca mes kamerave 12 dhe 8 megapiksel nuk është aq e madhe. Kualiteti i imazhit në pjesën më të madhe ndikohet nga sasia e dritës që një sensor është i aftë të kapë. Sensorët më të fuqishëm shoqërohen zakonisht nga më shumë megapiksel. Sa më i madh të jetë pikseli aq më shumë dritë mund të absorbojë. Prandaj më e rëndësishme është madhësia e pikselit se sa numri i tyre.

Ekrani me rezolucion më të lartë është gjithmonë më i mirë. Disa ekspertë kanë rënë dakort se rezolucioni i ekranit nuk ka shumë rëndësi në një smartfon. Kjo ndoshta për faktin se syri i njeriut nuk mund ti kuptojë shumë diferencat mes rezolucioneve në njëhigher-display-resolution-is-always-better-on-a-smartphone ekran. Më herët gjatë këtij viti, LG lancoi smartfonin G3 i cili ka rezolucion 2560×1440, rezolucioni më i lartë i parë ndonjëherë në një smartfon. Por nuk është shumë e qartë nëse këto shifra vërtet kanë rëndësi sepse sic thamë më lart, diferencat janë të padukshme për syrin e njeriut.

Mos përdorni karikuesin e iPad-it për iPhonin tuaj. Në faqen zyrtare të Apple its-bad-to-use-your-ipad-charger-for-your-iphoneshkruhet se karikuesi 12 watt i iPad-it mund të përdoret dhe për të karikuar një iPhone. Gjithsesi eksperti i teknologjisë, Steve Sandlet pohon se kjo gjë mund të dëmtojë baterinë e iPhonit tuaj nëse ju e bëni këtë gjë vazhdimisht.

Nuk duhet ta fikni kompjuterin tuaj çdo ditë. Ndërkohë që disa besojnë se është e dëmshme të fikësh kompjuterin çdo ditë, ne po ju themi se realisht kjo është dicka e mirë. Është e thjeshtë të you-shouldnt-shut-down-your-computer-every-daymësohesh ta lësh kompjuterin në gjëndjen ‘sleep’ dhe më pas të kesh të hapur gjithcka. Por kjo gjë mund të sjellë një konsumim të tepruar të baterisë.

Mbajtja e një magneti afër kompjuterit tuaj do të fshijë gjithë të dhënat në të. Teknikisht ky mit holding-a-magnet-close-to-your-computer-will-erase-all-of-its-datanuk është i gabuar, por ju duhet të keni një magnet shumë të madh në përmasa në mënyrë që të ndodhë fshirja e të dhënave. Ekspertët u shprehën për PCmag se harduerët modernë kanë nevojë për të magnet tepër të fortë.

Smartfonët shkaktojnë tumor në tru. Edhe pse smartfonët transmetojnë valë radioaktive që mund të absorbohen nga truri i njeriut, deri më tani nuk ka ndonjë përfundim shkencor që e cellphones-give-you-brain-cancermbështet këtë mit. Studimet kanë arritur në konkluzionin se mbajtja e smartfonit afër kokës nuk mund të shkaktojë ndonjë tumor apo sëmundje tjetër në trurin e njeriut.

more-signal-bars-guarantees-great-cell-serviceMë shumë vija në valë tregojnë një shërbim më të mirë celular. Edhe nëse të gjitha vijat apo pikat që tregojnë valët në smartfonin tuaj janë të mbushura plot, kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se shërbimi celular që ju përdorni është i shkëlqyer. Këto vija tregojnë realisht se sa afër ju jeni më një antenë valësh. Kjo gjë nuk ndikon aspak në përformancën e telefonit tuaj. (PC World Albanian)

11 mite rreth teknologjisë që nuk duhet ti besoni
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)