10 vite nga debutimi Microsoft ndalon prodhimin e Xbox 360

Publikuar më: 21-04-2016

xboxone-xbox360-template-930x523Një dekadë nga lindja, tashmë kemi mbërritur në fundin e Xbox 360. Microsoft do të ndalë prodhimin e Xbox 360 sipas një postimi në blog nga shefi i lojërave Phil Spencer.

Patjetër që Xbox 360 do të vijojë të shfaqet në dyqanet online gjersa të shiten të gjitha njësitë e ngelura në stok, ndërkaq kompania bëri të ditur se nuk ka në plan të investojë më tej në prodhimin e njësive të reja.

Kjo konsolë shënoi një sukses të pa precendet në Amerikë kur debutoi duke vënë në pozita të vështira konkurrentin kryesor, Sony. Ishte pikërisht Microsoft me këtë platformë që hodhi bazat e disa ideve të cilat sot janë standarte për industrinë. Gjithashtu ishte Xbox 360 i cili afirmoi rëndësinë e konsolave në industrinë 99.3 miliardëshe të lojërave në 2013-tën.

Sigurisht që ky njoftim nuk prek përdoruesit aktualë të konsolës e as softuerin e saj sepse Microsoft do të vijojë ta mbështesë platformën. Shumë konsumatorë paguajnë çdo muaj për abonimet Xbox Live Gold dhe Xbox 360 prandaj nuk besojmë se Microsoft do të hedhë tutje ca të ardhura të kënaqshme.

Ka ngelur vetëm një paisje lojërash të cilën Microsoft do të vijojë ta shesë: Xbox One prezantuar në 2013-tën me një performancë të shkëlqyeshme edhe pse përballë Playstation 4 ka dështuar në shitje. Ndalimi i prodhimit i të njësive të re Xbox 360 më shumë sesa asgjë është pjesë e strategjisë të integrimit të markës Xbox në Windows 10. (PCWorld Albanian)

10 vite nga debutimi Microsoft ndalon prodhimin e Xbox 360
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)