10 vite Adblock Plus dhe plot 500 milion shkarkime

Publikuar më: 25-01-2016

adblock_plus-930x488Shtojca popullore e bllokimit të reklamave, Adblock Plus, njoftoi në një publikim në uebfaqe ditën e sotme se ka shënuar 500 milion shkarkime. Pikërisht 10 vite më parë, zhvilluesi Vladimir Palant kishte shkruar versionin e pare, 0.6, të shtojcës për shfletuesin Firefox.

Në këtë sektor, Adblock Plus nuk është vetëm falë rivalitetit të një tjetër shtojce, Adblock. Sipas statistikave më të fundit, Adblock Plus numëron 50 milion përdorues aktivë shumë më pak sesa shifrat e shkarkimeve përgjatë 10 viteve.

Adblock gjithashtu zgjodhi rastin të vinte theksin tek “Reklamat e Pranueshme”, një funksionalitet i ri i cili nuk bllokon disa lloje reklamimesh. Edhe pse në disa raste ky vendim nuk është pritur mirë, Adblock Plus lavdëronte këtë zgjedhje duke thënë se të bllokosh çdo gjë nuk qënka e zgjuar.

Rivali më i afërt, Adblock, numëron 40 milion përdorues aktivë dhe që të dy shtojcat janë të disponueshme në disa platforma dhe shfletues duke filluar nga Internet Explorer, Firefox, Chrome gjer tek iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

10 vite Adblock Plus dhe plot 500 milion shkarkime
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)