10 temat më të diskutuara në rrjetin social Facebook përgjatë 2015-tës

Publikuar më: 09-12-2015

Facebook-ANdroid-opopododo-FlickrËshtë ai moment i vitit kur të gjithë gjigandët e internetit që nga rrjetet sociale tek motorët e kërkimit zbulojnë trendet e vitit. Sot e ka radhën Facebook të zbulojë temat më të diskutuara në rrjetin social gjatë 2015-tës.

Të dhënat e grumbulluara përgjatë datave 1 Janar – 1 Dhjetor 2015 zbulojnë se zgjedhjet presidenciale amerikane kanë qenë tema kryesore e diskutimeve. Më poshtë po paraqesim listën e 10 temave të të diskutuara:

  1. Zgjedhjet Presidenciale në SHBA
  2. Sulmet terroriste të Parisit
  3. Lufta civile Siriane dhe kriza e refugjatëve
  4. Termeti i Nepalit
  5. Kriza e borxhit grek
  6. Barazia gjinore
  7. Lufta ndaj ISIS
  8. Sulmet terroriste ndaj Charlie Hebdo
  9. Protestat e Baltimores
  10. Vrasjet e Charleston

Duke parë këto statistika vihet re roli kyç i rrjetit social Facebook në zhvillimin e debateve e diskutime shpeshherë edhe të karakterit global madje duke shërbyer edhe si burim informativ në raste të shumta.

Si rezultat përpjekjet e rrjetit social janë përqendruar fuqishëm në ofrimin e mjeteve specifike për kompanitë mediatike dhe gazetarët. Rast konkret është “Instant Articles”. (PCWorld Albanian)

10 temat më të diskutuara në rrjetin social Facebook përgjatë 2015-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)