1 Shtatori: Google largon mbështetjen për reklamat e bazuar në Flash nga shfletuesi Chrome

Publikuar më: 01-09-2015

RIP_flashAdobe Flash, softueri më i urryer në botë, më në fund po vdes. Teknikisht, ka vite që është sinjalizuar kjo ndodhi, por ditën e sotme ky softuer mori një nga goditjet më të ashpra.

Google zyrtarisht që nga dita e sotme heq qafe Flash nga shfletuesi i saj Chrome. Duke filluar nga 1 Shtatori, çdo lloj reklamimi që përdor teknologjinë e Flash duhet të hapet manualisht ose ndryshe nuk mund ti shikoni.

Një funksionalitet i ri në Chrome automatikisht ndalon nga puna shtojcën e Flash Player për të ulur konsumin e baterisë dhe shfrytëzimin e bërthamave të proçesorëve. Një ndër konsumuesit më të lartë të baterisë dhe proçesorit janë reklamat e bazuar në Flash që luhen automatikisht.

Ky ndryshim vjen në të njëjtën kohë kur Google Adwords po e bën të mundur konvertimin e reklmave Flash në HTM5, një format ky më i sigurtë. Pas shkarkimit të Chrome 42 do të vini re ndryshimet e reja.(PCWorld Albanian)

1 Shtatori: Google largon mbështetjen për reklamat e bazuar në Flash nga shfletuesi Chrome
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)