1 në 7 njerëz në planet përdor platformën e komunikimit WhatsApp

Publikuar më: 02-02-2016

12604668_10153874647095011_2120389486210587170_oSot platforma e njohur e komunikimit WhatsApp shënoi plot 1 miliard përdorues, një arritje kjo që pritej këto ditë pas raportimit të 990 milion përdoruesve pak ditë më parë.

Në një postim në blog dhe më pas konfirmuar nga vetë Mark Zuckerberg në rrjetin social Facebook, WhatsApp thotë se 1 në 7 individë në planet përdor këtë shërbim. Më 18 Janar shefi ekzekutiv i kompanisë, Jan Koum, prezantoi modelin e ri të të bërit biznes në WhatsApp duke larguar përgjithnjë tarifën 1 dollarëshe të shërbimit.

Për më tepër ai e kishte paralajmëruar këtë objektiv duke thënë se ishin shumë pranë shifrës së 1 miliard përdoruesve.

Jan Koum në rrjetin social Facebook publikoi një foto me statistikat më të fundit të shërbimit. Plot 42 miliard mesazhe dhe 1.6 miliard foto dërgohen çdo ditë. WhatsApp mbështet 53 gjuhë dhe mbi 250 milion video dërgohen mes përdoruesve. (PCWorld Albanian)

1 në 7 njerëz në planet përdor platformën e komunikimit WhatsApp
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)