1 në 20 përdorues të rregullt të internetit janë të infektuar me injektues reklamash

Publikuar më: 10-05-2015

a114ebc2-95c2-49a9-98af-308ced3f2ea0-1020x612

Më shumë se 20 përdorues të internetit janë të infektuar me injektues reklamash që vendosin reklamime nëpër uebfaqe. Ky raport është bazuar në një hulumtim i realizuar nga Google.

Google tashmë e ka filluar luftë ndaj këtij kërcënimi të ri të sigurisë duke eleminuar mbi 200 shtojca nga dyqani i shtojcave të shfletuesit Chrome. Për më tepër, kompania po paralajmëron përdoruesit përmes shfletuesit Chrome të cilët mund të jenë duke instaluar një softuer të infektuar me maluerë reklamash. Sipas kompanisë, sot ekzistojnë mbi 50,000 shtojca të tilla dhe 34,000 aplikacione që injektojnë reklama në shfletuesit e përdoruesve.

Google e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje deri në atë pike saqë ka kontaktuar edhe me reklamuesit, reklamat e të cilëve po shfaqen nga këto injektues. Gjithashtu kompania ka ndërmarrë hapa revolucionar që kanë ndikuar gjer në themel të shërbimit të reklamimit të Google siç është, Adwords. Ky shërbim ka përditësuar politikat e përdorimit për ta bërë më të vështirë për reklamuesit që të reklamojnë aplikacione të dëmshme.

Por këto injektues të reklamave nuk janë thjeshtë “bezdisje” për përdoruesit. Ato gjithashtu përbëjnë një rrezik potencial për sigurinë e shfletuesit. Që një injektues të shfaqë reklama në shfletues, ai fillimisht duhet të thyejë sistemin e sigurisë të enkriptimit që parandalon shfletuesin të shfaqë një uebfaqe të çrregullt. Si rezultat, ky injektim lë përdoruesit të pambrojtur ku në çdo moment mund të kompromentohet të dhënat e tyre lehtësisht sidomos nëse janë të lidhur një një pike aksesi wireless në aeroport, bar kafe apo dyqan.

2014-ta ishte një vit i vështirë për sigurinë ndërsa 2015-ta që në fillimet e vehta po shfaq probleme edhe më të mëdha. Nëse mbani mend, ishte prodhuesi i njohur i kompjuterave Lenovo që kishte integruar softuerin e quajtur Superfish në sistemin operativ të instaluar në kompjuterat e kompanisë. Më pas u zbulua se ky softuer kishte kompromentuar sigurinë e përdoruesit duke injektuar reklama edhe në rezultatet e kërkimit të Google. (PCWorld Albanian)

1 në 20 përdorues të rregullt të internetit janë të infektuar me injektues reklamash
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)